• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I NGULI THIKËN NËNËS SË TIJ/ Rrëfehet 25-vjeçari shqiptar në SHBA: Po. Doja ta vrisja, po qeshte me mua…
Home
Aktualitet
Kronikë

I NGULI THIKËN NËNËS SË TIJ/ Rrëfehet 25-vjeçari shqiptar në SHBA: Po. Doja ta vrisja, po qeshte me mua…

5 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emiljano Domi i cili qëlloi me thikë në shpinë nënën e tij në natën e ndërrimit të viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrëfyer për policinë amerikane. Në rrëfimin e tij, 25 vjeçari thekson se ai donte ta vriste nënën e tij dhe në fakt kishte menduar se ajo kishte vdekur pasi ai e qëlloi me thikën e kuzhinës e më pas doli nga shtëpia.

Ai u ka treguar hetuesve amerikanë se ai e goditi nënën e tij pasi ajo kishte qeshur me të kur ai i ishte ankuar se pse ia kishte lëvizur xhaketën e tij nga dhoma e ndenjes. Pasi e kishte shtrirë përtokë Domi kishte marrë thikën e kuzhinës dhe ia kishte ngulur egërsisht thikën pas shpine.

Domi ka thënë se qëllimi i tij që “ta vriste atë”. Më pasi ai ishte larguar nga shtëpia duke menduar se e “kishte lënë të vdekur”. Por 43 vjeçarja arriti t’u mbijetojë plagëve pasi u mjekua edhe në spital. Ndërkaq, Domi kishte shkuar në një furrë buke në Garfield ku punon i ati i tij duke i kërkuar këtij të fundit para për benzinë. Kjo e bëri të atin të dyshonte duke telefonuar më parë gruan e tij dhe më pas policinë, shkruajnë mediat amerikane. 

Efektivët arritën ta arrestonin në kohë Domin. 25 vjeçari kishte punuar më parë si arkëtar ndërsa ka pasur një fëmijëri të shoqëruar me dhunë në familje. Nga deklaratat e bëra nga të dy prindërit, ata thoshin se Domi i kishte kërcënuar disa herë se ai do t’i vriste.

25 vjeçari shqiptar u transferua në Qendrën Mjekësore Bergen New Bridge dhe më pas është lënë në paraburgim. Ai do të dërgohet në burgun Bergen, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për tentativë vrasjeje, sulm të rëndë dhe përdorim të armëve të ftohta. Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BRENGA ME TË CILËN IKU BENI"/ Rrëfimi bashkëshortes së Arben Dukës: Jeta jonë ka qenë luftë dhe poezi
Previous article 5 HYRJE TË REJA NË SHTËPINË E "BIG BROTHER VIP"/ Cilët janë banorët e rinj?

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT