• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS EKZEKUTIMIT TË PRESIDENTIT/ Tentohet të vritet edhe kryeministri i Haitit
Home
Nderkombetare

PAS EKZEKUTIMIT TË PRESIDENTIT/ Tentohet të vritet edhe kryeministri i Haitit

4 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët në Haiti kanë thënë se një sulmues ka tentuar të vrasë kryeministrin e këtij shteti, Ariel Henry, gjatë një organizimi për të shënuar përvjetorin e pavarësisë.

Incidenti ka ndodhur të shtunën, pasi Henry ka arritur në një kishë në qytetin Gonaives.

Në disa fotografi të publikuara online, është parë se kryeministri dhe anëtarët e sigurimit kanë tentuar të hyjnë sa më shpejt në makinë, si pasojë e të shtënave masive.

Situata e sigurisë në këtë shtet është përkeqësuar prej vrasjes së presidentit, Jovenel Moise, në korrik të vitit të kaluar.

Henry është zotuar se do të shtypë bandat e fuqishme, të cilat besohet se janë fajtore për kidnapime dhe kontrollim të furnizimeve me gaz, gjë që ka përballur shtetin me mungesa.

Zyra e kryeministrit ka thënë se “banditët dhe terroristët” kanë qenë mbrapa tentimeve për vrasje, dhe se janë lëshuar disa fletarreste për të dyshuarit.

Henry është bërë udhëheqës i shtetit pas vrasjes së Moise.

Shkaqet e vrasjes së tij nuk dihen ende.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ndonjë datë të saktë se kur do të zgjidhet presidenti i ri.

Rritja e shkallës së dhunës dhe situata ekonomike, bashkë me disa katastrofa natyrore, kanë bërë që shumë banorë të Haitit të kërkojnë mundësi për jetesë më të mirë në vende tjera./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJIHUNI ME BAFTJARIN/ Gjelin “VIP” që këndon deri sa i bie të fikët. Pronari: Kam marrë… (VIDEO)
Previous article "E KE PROBLEM MOSHËN TI?" Beatrix i përgjigjet Donaldit: E kam pak, po çfarë të bëj…

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT