• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJOHJA RECIPROKE…”/ Deklarata e Albin Kurtit për njohjen reciproke irriton Vuçiçin: Nuk e di se çfarë flet
Home
Rajon

“NJOHJA RECIPROKE…”/ Deklarata e Albin Kurtit për njohjen reciproke irriton Vuçiçin: Nuk e di se çfarë flet

3 January, 2022 s.autor Rajon

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte dhe “pa diktim për palën serbe”.

Vuçiç komentoi deklaratat e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se janë të gatshëm për marrëveshje me Serbinë, por në mënyrë që ajo ta ketë në qendër njohjen reciproke, transmeton Gazeta Express.

“Ju vutë re dy gjëra me kujdes dhe në mënyrë serioze nga deklaratat e Albin Kurtit. Së pari, ai tha se dialogu sigurisht që mund të zhvillohet, por njohja reciproke duhet të jetë në qendër. Kjo ishte pika një. Sepse e kuptova që ai nuk e kupton se për çfarë po fliste.
Ai tha se ata janë në një rrugë të pastër evropiane dhe do të kërkojnë anëtarësimin në BE, dhe se Serbia është anëtare e Bashkimit Euroaziatik. Ai nuk e kupton se çfarë është nënshkrimi i një marrëveshjeje dhe çfarë të jesh anëtar”, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq tha se Kurti “me siguri ka arritur në këtë përfundim duke lexuar disa media perëndimore”.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë miqtë e saj në botë, Rusinë, Kinën, Indinë dhe do të vazhdojë t’i mbrojë, kultivojë dhe trashëgojë ato”, theksoi ai.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan tha se janë të gatshëm që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të ndodhë edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë prej Serbisë sesa prej Kosovës meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshjet që nuk e nënkupton si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht, jo vetëm që s’janë të pranueshme për neve, por edhe nuk janë të dobishme për askënd”, tha ai.

Kryeministri tha se Serbia ka dilema për rrugëtimin e saj, pasi tha se blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroaziatik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEATRIX? Nuk është ky emri i vërtetë i këngëtares, ja si quhet ajo
Previous article E FUNDIT/ Inter-Liverpool mund të luhet në fushë neutrale. Faji i vaksinimit, UEFA e bezdisur

s.autor

Postime të ngjashme

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT