Mbledhja e parë e Grupit të Punës në Serbi, i cili do të ketë në fokus përmirësimin e dialogut Kosovë-Serbi, nis këtë të hënë.
Marko Gjuriç drejtori i Zyrës për Kosovën është përzgjedhur më 16 tetor për të udhëhequr grupin e punës. Zyrtari ka njoftuar për mediat serbe se roli thelbësor që do të luajë ky grup, është që të mbështesë dhe të përkrahë organet përkatëse të shtetit serb të cilët merren zyrtarisht me çështjen e dialogut Beograd-Prishtinë.
Me pas ky grup do të monitorojë e do të proçedojë aktivitetet dhe marrëveshjet në kuadër të procesit të bisedimeve.
Grupi punës është i përbërë gjithsej nga 13 anëtarë, mes të cilëve janë përfaqësues të departamenteve dhe organeve shtetërore serbe si dhe të shoqerisë civile. Mes anëtarëve janë 9 ministra dhe përfaqësuesi i kabinetit të kryeministres Ana Brnabiç.
Më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar një qasje miqësore për bisedimet Kosovë-Serbi, duke nënvizuar se nevojitet një marrëveshje historike dhe paqeje me Kosovën edhe për 200 vite. Sipas liderit të Serbisë ka ardhur koha për dialog të brendshëm dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.
Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitës në Serbi refuzon të përfshihet në të.
/AlpeNews.al/


