• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME NJË DOZË TË VETME/ Japonezët po punojnë për vaksinën e përjetshme anti COVID
Home
Nderkombetare

ME NJË DOZË TË VETME/ Japonezët po punojnë për vaksinën e përjetshme anti COVID

3 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Studiuesit në Tokio po përpiqen të krijiojnë vaksinën e “ëndrrave” kundër Covid, e cila të jetë e aftë të ofrojë efikasitet gjatë gjithë jetës.

Në një kohë kur duket se shumica e vaksinave Covid do të kërkojnë përforcues periodikë për shkak të rënies së nivelit të antitrupave, krijimi i një vaksine me efikasitet gjatë gjithë jetës mund të çojë në kursime të mëdha financiare dhe t’i japë botës një dorë të lartë kundër Covid.

Siç raporton Japan Times, që kur u shfaq në dhjetor të vitit 2019, coronavirusi ia mori jetën mbi 5.4 milionë njerëzve dhe qindra miliona tjerë u infektuan. Vaksinat ekzistuese për shkak të rënies së përqindjes së antitrupave, kërkojnë doza përdoruesve, kështu vaksina e re do të duhej të konsiderohej si hap i madh në luftën kundër coronavirusit.

Michinori Kohara, profesor në Institutin e Shkencave Mjekësore në Tokio – beson se vaksina e modeluar kundër lisë, do të mund të zhduk coronavirusin, që ka treguar se mund të pësojë shumë shpejt mutacione. Kohara në prill të vitit 2020 në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Sëmundje Ngjitëse, filloi të zhvillojë vaksinën që përmban proteinën me thumba të virusit SARS-CoV-2, që është agjenti shkaktar i coronavirusit.

Ekipi i tij zgjodhi një lloj të virusit jopatogjenik të quajtur DIs, që është dëshmuar të jetë një vektor efektiv virusi dhe tejet i sigurtë. Kjo vaksinë revolucionare mund të prodhojë antitrupa të fuqishëm neutralizues brenda një jave pas imunizimit, dhe të ofroj mbrojtje afatgjatë. E nëse dy doza të vaksinës merren në distancë kohore për tri javësh, antitrupat neutralizues do të rriten për dhjetë herë. Vaksina do të veprojë edhe kundër variantit të ri Omicron, e një prej përparësive të saj është se mund të ruhet në temperatura sikurse është në dhomë ku qëndrojmë.

Sipas Michinorit, kjo vaksinë prodhon antitrupa dhe krijon imunitet të përjetshëm. Kjo vaksinë deri më tani është testuar në minj dhe majmunë dhe ka dhënë rezultate të mira.

“Karakteristikat e kësaj vaksine janë se ajo mund të nxisë antitrupa dhe imunitet të përjetshëm. Një vaksinë e vaksinës ruan efikasitetin e saj për më shumë se 20 muaj dhe nuk ka asnjë vaksinë tjetër që mund t’i arrijë këto efekte,” shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA TË DAL"/ Beatrix merr një mesazh nga mamaja pasi donte të linte garën: Gjërat nuk janë aq serioze
Previous article HULUMTIMI I RI I COVID-19/ Ekspertët: Omicron mund të jetë më shumë problematik për fëmijët e vegjël

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT