• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAGNET ME VAKSINËN APO CIVID PREJ 5G? Pesë teoritë e reja konspirative, të cilat shkenca provoi se ishin të gabuara
Home
Jetë

MAGNET ME VAKSINËN APO CIVID PREJ 5G? Pesë teoritë e reja konspirative, të cilat shkenca provoi se ishin të gabuara

3 January, 2022 s.autor Jetë

Teoritë e konspiracionit ekzistojnë prej dekadash. Disa kanë tendencën të rezistojnë(dhe zhvillohen) më shumë se të tjerat. Vitet e fundit, sidomos pas shfaqjes së pandemisë së Covid-19, janë shfaqur edhe teoritë të reja.“Newsweek“ ka përpiluar një listë të teorive të reja konspirative, të cilat janë përgënjeshtruar nga argumentet shkencore.

A e bëjnë magnetik trupin e njeriut vaksinat anti-Covid?Rregulli i parë për të luftuar teoritë konspirative: Mos i quani më të tilla

Një nga teoritë konspirative më të përhapura që nga fillimi i pandemisë, është se njëri nga efektet anësore të vaksinave kundër COVID-19 është magnetizimi i trupave të njerëzve. Ky dezinformim është përhapur pjesërisht nga videot në mediat sociale, ku disa njerëz që thoshin se ishin të vaksinuar, ngjisnin në krahë sende metalike si monedhat, duke pretenduar se këtë efekt e kishte shkaktuar vaksina.

Një version i teorisë pretendon se magnetizmi iu shtua vaksinave në mënyrë që përbërësit e saj të lëvizin nëpër trup. Por kjo teori konspirative u kundërshtua gjerësisht. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ekspertët në SHBA, deklaroi se vaksinat ndaj Covid-19 nuk përmbajnë metale apo ndonjë përbërës që do të prodhonte një fushë magnetike.

Dr. Karl Fihtenbaum, specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Sinsinatit, tha se nëse vaksinat do të kishin një efekt magnetizues, kjo do të ishte vënë re që në testet e hershme klinike.

A e shkakton Covid-in rrjeti 5G?

Thelbi i kësaj teorie është se sinjalet e telefonisë celulare 5G të dërguara nga antenat përkatëse janë në fakt shkaku i pandemisë aktuale. Sipas kësaj teorie antenat me valët 5 G, mund të shkaktojnë Covid-19 duke shtypur sistemin imunitar ose duke e përhapur SARS-CoV-2 nëpërmjet valëve të radios.

Por sipas asaj që ka raportuar portali i njohur i kontrollit të fakteve “Full Fact”, asnjë pretendim i tillë nuk mbështetet mbi prova, dhe se pandemia e koronavirusit po prek edhe vendet që nuk kanë asnjë infrastrukturë të rrjetit 5G. Dr.Simon Klark, profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Ridingut në Britani deklaroi në prill se kjo teori është një gënjeshtër e madhe.

Sipas tij sistemi imunitar i njerëzve mund të dëmtohet nga të gjitha llojet e gjërave,përfshirë të qenit i lodhur apo pa pasur një dietë të mirë ushqimore. Përveç kësaj, valët 5G renditen në fundin e spektrit elektromagnetik, dhe janë më pak të fuqishme sesa drita ose rrezet e diellit. Ato nuk janë aq të fortë sa të dëmtojnë qelizat.

A shkaktojnë kancer parqet e gjeneratorëve që punojnë përmes erës?

Kjo teori është propaganduar pjesërisht edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Duke folur në një tubim për mbledhjen e fondeve të fushatës në vitin 2019, ai u tha të pranishmëve:“Nëse keni një turbinë të erës diku afër shtëpisë tuaj, vlera e shtëpisë tuaj do bjerë automatikisht me 75 për qind. Dhe ata thonë se zhurma e tyre shkakton kancer”.

Por po atë vit Shoqata Amerikane e Kancerit tha për “NewYork Times” se nuk ishte në dijeni të ndonjë prove të besueshme që lidh zhurmën e turbinave me kancerin. Efektet shëndetësore negative nga pajisje të tilla janë debatuar edhe me herët. Termi jozyrtar “Sindromi i Turbinës së Erës” i referohet simptomave si mungesa e gjumit dhe lodhja mendore për ata që jetojnë më pak se 2 kilometra larg turbinave të erës. Po kjo sindromë nuk njihet si një gjendje aktuale nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA.

A po zhvillon Pentagoni një mikroçip që gjurmon Covid-in?

Në fillim të këtij viti u pretendua se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po prodhonte një çip që ndjen praninë e Covid-it dhe që mund të injektohej në trup. Këto pretendime lidheshin me komentet e bëra nga Met Hepbërn, një mjek ushtarak që ka punuar më herët për DARPA-n, Agjencinë Amerikane të Projekteve të Avancuara në Fushën e Mbrojtjes.

Por Hepbërn tha më pas për “Newsweek”se intervista e tij ishte keqkuptuar dhe sipas tij nuk ka asnjë mikroçip apo gjëra të ngjashme. Sipas Hepbërn, teknologjia është në fakt  një hidroxhel që rrit ndjeshmërinë ndaj laktatit të indeve nën lëkurë, gjë që mund të tregojë nëse dikush do të sëmuret.

A jetuan njerëzit dikur në Mars dhe e shkatërruan atë?

Kjo teori u parashtrua nëpërmes një video të postuar të TikTok, e cila u pa nga qindra mijëra njerëz. Kjo teori pretendon se Marsi është i kuq për shkak të pluhurit nga shpërthimet bërthamore, dhe se ka prova që dikur në këtë planet ka pasur ujë, i cili është tharë nga  njerëzit që kanë banuar dikur atje.

Por edhe kjo teori rrëzohet për shkak të afateve kohore. Fosilet e njerëzve të hershëm në Afrikë datojnë nga 6 milionë deri në 2 milionë vjet më parë, ndërsa nga studimet rezulton se Marsi ka pasur ujë miliarda vjet më parë. Për më tepër, Marsi është i kuq pasi sipërfaqja është e mbuluar me oksid hekuri, i njohur zakonisht si ndryshk, dhe jo me pluhur bërthamor./ Nga Ed Brown, “Newsweek”! Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUSHT SHTETI NË SUDAN/ Kryeministri jep dorëheqjen pas protestave masive
Previous article VENDIMI/ Efektivët e transferuar në administratë do mund të rikthehen në Policinë e Shtetit

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT