• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTRIMI I 119 KG KOKAINË NË TIRANË/ Agjentët besojnë se një sasi e madhe droge mund të jetë hequr rrugës (DETAJET)
Home
Breaking News

SEKUESTRIMI I 119 KG KOKAINË NË TIRANË/ Agjentët besojnë se një sasi e madhe droge mund të jetë hequr rrugës (DETAJET)

2 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre personat e arrestuar për kokainën që u zbulua në Vaqarr dolën këtë të diel para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të akuzuarit mohuan që të kishin dijeni për sasinë e drogës që ndodhej në kamionin me banane, ndërsa pohuan se ishin vetë ata që njoftuan policië. Por pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për administratorin e kompanisë së bananeve, Marson Murataj 34-vjeç dhe dy shoferët Gëzim Kalaj, 31 vjeç e Hasan Saliu 64vjeç.

Konteineri me banane ku u gjetën 119 kilogramë kokainë ishte nisur nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në durrës.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, mësohet se shoferi Hasan Sali, rreth orës 18:16 minuta kishte shkuar në Portin e Durrësit për të marrë kontenierin me banane. Pasi u kryen kontrollet dhe rezultoi i pastër, 64-vjeçari u nis me kamion nga rruga e Romanatit për të mbërritur Vaqarr.

Por, sipas deklarimeve të dhëna, në afërsi të Romanatit, katër persona të maskuar e kanë ndaluar. Njëri prej tyre hipi në kamion dhe e kërcënoi me jetë, ndërsa tre të tjerët kontrolluan konteinerin. Por, sipas 64-vjeçarit, ata nuk mundën të gjejnë asgjë dhe u larguan me shpejtësi.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje, shoferi Hasan Saliu vazhdoi rrugën dhe nuk njoftoi policinë. Pak minuta më vonë, ai konstatoi se i kishte rënë njëra nga gomat e kamionit dhe kërkoi ndihmën e kolegut tjetër, 31-vjeçarit Gëzim Kalaja.

64-vjeçari ia tregoi ngjarjen një ditë më pas administratorit të kompanisë Marson Murataj. Ky i fundit njoftoi më pas policinë dhe gjatë kontrollit të konteinerit në disa prej arkave me banane u zbuluan 119 kilogramët e kokainës.

Hetuesit kanë ngritur dyshime së pari për vonesën e rrëfimit të ngjarjes nga ana e shoferit të kamionit; së dyti pse droga nuk u zbulua gjatë skanimit dhe nuk u kap në port; dhe së treti, se sasia e kokainës mund të ketë qënë më e madhe dhe se mund të jetë marrë gjatë rrugës.

Për këtë arsye, agjentët po verifikojnë dhe kompaninë që bën kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, po nga ana tjetër po punojnë për identifikimin e katër personave që ndaluan kamionin në afërsi të Romanatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PO BËHET MË MIRË"/ Beatrix kërkon të dalë nga "Big Brother": Dua të shkoj në shtëpi, ka ca ditë që…
Previous article SULMI NË CAPITOL/ Komisioni hetimor i 6 janarit përgatitet për seanca publike

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT