• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË CAPITOL/ Komisioni hetimor i 6 janarit përgatitet për seanca publike
Home
Nderkombetare

SULMI NË CAPITOL/ Komisioni hetimor i 6 janarit përgatitet për seanca publike

2 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm më 6 janar ndaj Kapitolit, po planifikon zhvillimin e seanca televizive dhe mbatjen e një serie raportesh në muajt e ardhshëm për të paraqitur gjetjet e tij, e për të bërë publike intervistat që ka kryer.

Komisioni shpreson jo vetëm të tregojë rrezikun që paraqiste ngjarja, por edhe t’u kundërvihet pretendime të rreme të ish-presidentit se zgjedhjet u manipuluan. Po kështu komisioni do të shqyrtojë se si zoti Trump u përpoq të ushtronte trysni mbi disa shtete dhe ndaj Kongresit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden.

Komisioni po përpiqet t’i kundërvihet një përpjekjeje në rritje nga Donald Trumpi dhe shumë prej aleatëve të tij republikanë për të minimizuar sulmin ndaj Kongresit nga ana e mbështetësve të tij.

Ligjvënësit kanë intervistuar më shumë se 300 dëshmitarë, kanë mbledhur dhjetëra mijëra dokumente dhe kanë udhëtuar në të gjithë vendin për të biseduar me zyrtarë që kanë administruar procesin zgjedhjor, të cilët ishin vënë nën tryni nga ish-Presidenti Donald Trump.

Komisioni përballet gjithashtu me barrën për të bindur publikun amerikan se përfundimet e tij janë të besueshme e të bazuara në fakte.

Nëntë ligjvënësit, shtatë demokratë dhe dy republikanë, janë të bashkuar në angazhimin e tyre për të treguar pamjen e plotë të asaj që ndodhi më 6 janar.

Qëllimi nuk është vetëm të tregojnë rrezikun që paraqiste sulmi, por edhe të bëjnë një lidhje të qartë mes sulmit dhe trysnisë që ish-Presidenti Trump ushtroi ndaj disa shteteve dhe Kongresit, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Në një kohë kur faktet bazë lidhur me atë çka ndodhi më 6 janar janë të njohura, komisioni thotë se sasia e jashtëzakonshme e materialit që ligjvënësit kanë mbledhur, deri tani 35,000 faqe dokumentash, përfshirë mesazhe telefonike, emaile e të dhëna mbi telefonata të kryera, të siguruara nga njerëz të afërt me zotit Trump, nxjerr në pah detaje të rëndësishme të sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit në dy shekuj, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTRIMI I 119 KG KOKAINË NË TIRANË/ Agjentët besojnë se një sasi e madhe droge mund të jetë hequr rrugës (DETAJET)
Previous article SI DO TË JENË FINANCAT PËR VITIN 2022? Ja çfarë thotë horoskopi për secilën shenjë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT