• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VARIANTI OMICRON/ Ekuipazhi preket me COVID-19, anulohen 4.400 fluturime në të gjithë globin
Home
Nderkombetare

VARIANTI OMICRON/ Ekuipazhi preket me COVID-19, anulohen 4.400 fluturime në të gjithë globin

2 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 4.400 fluturime janë anuluar më 1 janar në të gjithë globin, ku më shumë se 2.500 prej tyre vetëm në SHBA. Të dhënat u raportuan nga faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightAware. Nga anulimet në SHBA, më shumë se 1000 janë nga aeroportet O’Hare dhe Midway të Çikagos.

Anulimet e fluturime kanë ardhur si pasojë e pandemisë së koronavirusit pasi personeli është infektuar me COVID. Por disa nga fluturimet në SHBA janë anuluar edhe si pasojë e motit të keq.

“Fluturimet e sotme janë anuluar pasi stafi është infektuar me COVID, por edhe për shkak të motit. Ne kemi kontaktuar me pasagjerët për t’iu thënë nëse fluturimet e tyre do anulohen për t’u dhënë kështu kohë për të rezervuar një datë tjetër ose për të bërë plane të tjera” tha United Airlines në një deklaratë.

Fluturimet kanë filluar të anulohen që prej Krishtlindjeve. Nga 24 dhjetori, më shumë se 12.000 fluturime janë anuluar në SHBA.

Linjat ajrore janë përpjekur të tërheqin ekuipazhin me pagesë shtesë për të trajtuar mungesat e stafit. Por sindikatat thonë se punëtorët kanë frikë të kontraktojnë COVID ose duhet të merren me pasagjerë të zemëruar.

SHBA po përballet me një rritje të rasteve me COVID për shkak të përhapjes së Omicron. Qyteti i Nju Jorkut ka shënuar rekord rastesh me virus pavarësisht vaksinimit të lartë të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 MILIONERËT MË TË MËDHENJ NË BOTË/ Kush u pasurua më shpejt gjatë vitit 2021
Previous article EMOCIONON DONALDIN DHE MONIKËN/ Fifi: Mezi po pres me ta ni erën. Ja informacioni ‘i ndaluar’ që iu dha banorëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT