• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VITI FILLON MBARË/ Shqipëria nis mandatin 2-vjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB
Home
Politikë

VITI FILLON MBARË/ Shqipëria nis mandatin 2-vjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB

1 January, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria duke nisur nga sot, do të ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Vendi ynë është zgjedhur për herë të parë anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë. Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, është një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare për vendin. Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat 2-vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.
Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJME SHOKUESE NGA URUGUAI/ Policët shkojnë për të arrestuar objektivin e Interit në merkato
Previous article "BALLKANI MUND TË SHPËRTHEJË SËRISH"/ Paralajmërimi i fortë vjen nga Britania e Madhe

s.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

OPERACION I BEFASISHËM I SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle Aktualitet

OPERACION I BEFASISHËM I SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT