Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi uron Vitin e Ri përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Krah fotografisë familjare me bashkëshortin president, Ilir Meta dhe tre fëmijët e tyre, Kryemadhi i uron shqiptarëve mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë.
“Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, gëzuar vitin e ri 2022”, shkruan Kryemadhi.


