Abc sjell pamjet e aksidentit të ndodhur sot në fshatin Hamil të Fierit ku ka ndërruar jetë shoferi 20 vjeçar Kristian Thomo.
Siç shihet nga videoja e siguruar nga Abc makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.Deri më tani nuk kemi informacion se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të riut. Aksidenti me vdekje ndodhi në aksin rrugor Fier-Seman.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe se si ka dalë nga rruga makina.


