• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ALBI BASHALIUT/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi i 32-vjeçarit në Peqin, si e futi në kurth djali i xhaxhait
Home
Breaking News

VRASJA E ALBI BASHALIUT/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi i 32-vjeçarit në Peqin, si e futi në kurth djali i xhaxhait

29 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Elbasanit vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu, mëngjesin e datës 27 dhjetorit.  Vrasja e të riut ka marrë një tjetër rrjedhë. Mësohet se viktima u “shit” nga djali i xhaxhait të tij, Viz Bashaliu, tek autorët që e ekzekutuan.

Policia ka mundur të vërë në pranga Veiz Bashali, 41 vjeç bashkë me Mikel Xhaja., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Burime për ABC bëjnë të ditur se këta dy persona kanë dëmtuar provat në vendin e ngjarjes.

Po ashtu policia i akuzon dy të arrestuarit se kanë kryer veprime për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

Policia njofton se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.

Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Albi Bashaliu mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e 27 dhjetorit në fshatin Gjocaj të Peqinit. 32-vjeçari ishte në lokal, dikush e thirri në emër nga jashtë, dhe më pas autorët e kanë qëlluar menjëherë.

Pas kryerjes së krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg.

Bashaliu, është një emër i njohur për policinë. Ai në vitin 2017, u arrestuar për një atentat të dështuar ndaj dy personave. 32-vjeçari akuzohet se qëlloi me breshëri arme ndaj dy personave që udhëtonin me makinë. Në atë kohë dy personat shpëtuan pa lëndime ndërsa Albi Bashaliu u arrestua.

Një ndër pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e viktimës dhe vëllait të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN PAGAT/ Mbi 300 mijë euro rroga në vit për 25 “ndihmësat e kryeministrit” Rama
Previous article VIDHET SHTËPIA E KËNGËTARES SHQIPTARE/ Hajdutët marrin 10 mijë euro dhe stoli prej ari

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT