• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OMICRON PËRHAPET KUDO/ Rekord rastesh në Itali, Angli dhe Francë: Danimarka ka përqindjen më të lartë në botë
Home
Nderkombetare

OMICRON PËRHAPET KUDO/ Rekord rastesh në Itali, Angli dhe Francë: Danimarka ka përqindjen më të lartë në botë

28 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Varianti Omicron vijon përhapjen e saj të shpejtë në kontinent. Italia sot ka regjistruar numrin më të lartë nga fillimi i pandemisë, me 78.313 të infektuar në një ditë të vetme, edhe si pasojë e rekordit të tamponëve të kryer, më shumë se 1 milion.

Përtej statistikave, shqetëson edhe rritja e viktimave, 202, me rajonet më të populluara si Lombardia dhe Lacio që po njohin një dyfishim rastesh.

Sipas ekspertëve, tashmë shifrat i bëjnë pothuajse të panevojshme tamponët, që nuk kanë një përgjigje të saktë, si dhe apelojnë që periudha e karantinës të shkurtohet. Sipas Matteo Bassetti, drejtor i repartit Infektiv të spitalit San Martino në Gjenovë, një nga ekspertët më të njohur italianë, “së shpejti do të kemi më shumë se 100 mijë raste në ditë, dhe rreth 10 milionë italianë në karantinë. Diçka e papranueshme, në terma ekonomikë por edhe shëndetësorë. Duhen protokolle të reja, koha e karantinimit duhet të përgjysmohet në rast të personave të vaksinuar”, siç ka ndodhur edhe në SHBA.

Por lajme po aq shqetësuese vijnë edhe nga vende të ndryshme në Europë. Franca regjistroi rekordin e saj me pothuajse 180 mijë raste infektimesh në 24 orë, ndërkohë që vetëm Anglia, pa të dhënat e Skocisë dhe Uellsit, ka kaluar 130 mijë të prekurit në ditë.

Ndërkohë Danimarka, me 1612 raste çdo 100 mijë banorë, ka aktualisht përqindjen më të lartë të infektimeve në botë, aty ku vendi verior me më pak se 6 milionë banorë sot regjistroi më shumë se 15 mijë raste, më së shumti të variantit Omicron, që duket tashmë dominues në vendet europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO ARRESTOHET SALI BERISHA? Ish-ministri i Jashtëm: SHBA kthesë me ish-kryeministrin, mund të ndodhë
Previous article PAS SABIANIT/ Edhe Meridiani "sherr" me Monikën: Flet pas krahëve për banorët

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT