• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BERISHA E BASHA PO LUFTOJNË PËR KARRIGEN E TYRE”/ Kadilli jep zgjidhjen: Vetëm kështu PD del nga kriza
Home
Politikë

“BERISHA E BASHA PO LUFTOJNË PËR KARRIGEN E TYRE”/ Kadilli jep zgjidhjen: Vetëm kështu PD del nga kriza

28 December, 2021 Delo.autor Politikë

Fatbardh Kadilli gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për krizën brenda Partisë Demokratike.

Sipas Kadilli e vetmja zgjidhje që PD të dalë nga kjo situatë është “Dorëheqja e Bashës dhe moskandidimi i Berishës”. Kadilli theksoi se Basha the Berisha po mendojnë për karrigen e tyre personale.

“Partisë vdesin në momentin kur gëlltisin gënjeshtrat që prodhojnë vetë. Të dy palët gëlltisin kush më shumë dhe kush më pak gënjeshtrat që prodhojnë vet dhe kjo është shkatërruese. Gënjeshtrat e dy palëve çfarë janë? Basha po prodhon gënjeshtrën se sot ai është një i preferuar i Amerikës dhe mbasi hiqi qafe Berishën do t3ë jetë së shpejti në pushtet, gjë që është gënjeshtër. SHBA nuk punojnë me parti por janë aleatë të popullit shq1iptar.

Gënjeshtra nga zoti Berisha ka forcën për të bërë revolucion dhe për të përmbysur qeverinë, nuk ka revolucion që organizohet nga një parti politike. Kjo është një përmbysje me dhunë që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe Berisha mund të jetë afruar shumë herë zyrat e shtetit për të bërë atë që quhet revolucion, populli ka të drejtë të ngrihet, PD ka detyrë ti tregojë rrugën se si qeveriset më mirë, joi se si shkohet me hunj dhe zjarr përballë godinave.

Jam dakord me cdo protestë, por iluzioni i Berishës do të përmbyset Edi Rama është një gënjeshtër që do ta gëlltisin të vetët. Kemi një PD që po bunkerizohet rreth zotit Basha, dhe një tjetër që vetëgënjehet me konceptin e rithemelimit, të dy do të jenë copëza e PD dhje do të jetë dështimi më i madh për demoratët do të kenë në jetën e tyre nëse do ta lejojnë që të ndodhë kjo gjë.

44 mijë demokratë kanë shkarkuar Bashën – Kjo nuk është revolucion, por një grup i PD kundër një grupi tjetër, nesër ngrihet Basha dhe bën 44.200 për të shkarkuar zotin Berisha, për mua është fatkeqësi për opozitën, të dy palët p[o merren me luftën e pushtetit në pallatin e opozitës, kujdesen për atë copë të PD ta kenë për vete. Protestat qytetarë kanë ndodhur por nuk janë përdorur nga politika. Dy momente të rëndësishme, ajo protestë e armëve kimike dhe protesta e studentëve ato ishin protestat e qytetarëve. Kjo politikë nuk sjell asnjë ofertë të re për qytetarëve por ndryshimin e njerëzve në kolltukun e pushtetit.

Fatkeqësia është që të dy liderët e kanë pasur të qartë skenarin që do të bëjnë në PD, duke e ndarë PD, ata u kanë dhënë iluzion mbështetsve të tyre për të pasur sa më shumë pushtet. Nuk më duhet kush ka më shumë numra, nuk është zgjidhje për demokratët, asgjë nuk është në shërbim të PD. Të dy grupe nxjerrin vendime të kundërta. Janë si dy shtete më vete secili qeveri më vete, kujt i shërben kjo? Këta të dy do ti fusin demokratët në një agoni duke u përplasur dy copa.

Gjykata do ta ndajë kush ka të drejtë. Këtë i dhuruan demokratëve këta dy njerëz që janë mbështetur nga demokratët, Berishën e kemi bërë president, dy herë kryeministër kurse Bashën e mbajtëm mbi kurriz duke bërë beteja pafund.

Dhe ku jemi sot ata kujdesen për vendstrehimin e tyre politik. Nuk më duhet askush as ai që mbyll bravat as ai që shqyen bravat. Dhurata më e bukur për Ramën këtë Vitr të Ri është sherri mes Bashës dhe Berishës. Kjo ka vetëm një zgjidhje që lehtëson problemin: Dorëheqja e Bashës dhe moskandidimi i Berishës”, tha Kadilli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ARBANËS/ E bën dhe Alketa dhe nuk dimë ç'të mendojmë më (FOTOT)
Previous article "OPOZITA NË AGONI"/ Berisha: Lavdi Zotit koha e Bashës mbaroi, tani kemi punë me Ramën

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT