• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Partia më e madhe zvicerane kërkon zero tolerancë ndaj «islamit radikal»
Home
Botë

Partia më e madhe zvicerane kërkon zero tolerancë ndaj «islamit radikal»

30 October, 2017 Ina.Autor Botë

Shefi i Partisë Popullore e Zvicrës (SVP) e ka krahasuar islamin radikal me një ujk që i hidhet grigjës së deleve.

«Islami radikal në Zvicër: çfarë duhet bërë?» Kjo ishte tema e Kuvendit të Partisë Popullore të Zvicrës (SVP), i cili u mbajt gjatë fundjavës në Frauenfeld të kantonit Thurgau. Sipas traditës së partive zvicerane në Kuvend ishin ftuar edhe referues, të cilët merren me temën e radikalizmit islamik në Zvicër.

Gazetari Kurt Pelda, i cili prej vitesh hulumton në botën agresive të islamistëve, vlerëson se numri i myslimanëve të radikalizuar në Zvicër sillet rreth 1000 vetave, ndërsa numri i xhamive është rreth 250. Sipas tij është shqetësuese mungesa e njohurive mbi këtë skenë dhe lidhjet e saj. Nuk dihet, shtoi ai, as numri i saktë i xhamive. Edhe më pak autoritetet dinë për zhvillimet brenda xhamive. Referuesi tjetër ishte zëvendësshefi i shërbimit informativ të Zvicrës, Paul Zinniker.

Ndërsa mendimet e mysafirëve të ftuar për të referuar ishin të diferencuara, kryetari i SVP-së, Albert Rösti, u shqua me gjuhë të ashpër. Ai e krahasoi islamin radikal me një ujk që i hidhet grigjës së deleve. Sapo të futet mes girgjës, ai shndërrohet më përbindësh, tha Rösti.

Para delegatëve Rösti prezantoi një katalog me kërkesa ndaj myslimanëve. Katalogu mban titullin: «Zero tolerancë ndaj islamit radikal». Prej myslimanëve kërkohet të respektojnë ligjet dhe kulturën. Nga shteti kërkohen kontrolle sistematike kufitare dhe ndalim të burkës.

«Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2015 SVP ka marrë më shumë vota se kurrë më parë. Që nga atëherë ajo mezi ka arritur ta ruajë pozitën si partia më e fuqishme në parlamentet kantonale. SVP duhet të administrojë suksesin e saj. Tema e antiislamizmit pritet të ndihmojë», shkruan gazeta «Neue Züricher Zeitung».

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përqëndrimet e dioksidit të karbonit në atmosferën e Tokës, në një nivel rekord
Previous article Ancelotti: Bayern nuk besoi tek unë, së shpejti rikthehem në një skuadër të madhe

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT