• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME TARGAT/ “BMW X6” e “Range Rover”, cilat janë mjetet më të shtrenjta që përdorin VIP-at shqiptar (LISTA)
Home
Sociale

SKANDALI ME TARGAT/ “BMW X6” e “Range Rover”, cilat janë mjetet më të shtrenjta që përdorin VIP-at shqiptar (LISTA)

27 December, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Publikimi i një databaze me të dhënat e 530 mijë automjeteve në vend nxori në pah edhe llojet e makinave me të cilat preferojnë të lëvizin VIP-at shqiptarë.

Gazeta “Panorama” bëri një vështrim të thjeshtë të kësaj databaze që qarkullon prej ditësh në “WhatsApp”, nga ku mëson se yjet e showbiz-it shqiptar nuk janë kursyer aspak për t’i krijuar vetes komoditet.

Mjetet që ata kanë zgjedhur në pjesën dërrmuese janë ndër më të kërkuarat, por njëkohësisht edhe ndër më të shtrenjtat.

Nga vështrimi i përgjithshëm i databazës ka rezultuar se shqiptarët kanë “Mercedez Benz”-in mjetin e tyre të preferuar, ndërsa pas tij renditet “Audi” dhe kompani të tjera. Secila prej mjeteve që VIP-at kanë nën pronësi ka një çmimi të caktuar në treg që varion nga më të ulëtat deri tek ato çmime të kripura që pakkush mund t’i shpenzojë vetëm për një makinë.

Duke bërë një vëzhgim të hollësishëm, kuptojmë që shijet e VIP-ave janë të ndryshme. Ata kanë zgjedhur nga mjetet e fundit si “BMW X6”, “Mercedes Menz CLS 400”, “Range Rover Evoque”, makina sportive apo marka që në treg kanë një çmimi relativisht më të ulët.

Kujtojmë në këtë databazë janë të publikuara në një program “Exel” të dhënat e pronarit të mjetit, targat e mjetit dhe lloji i makinës. Ky është skandali i tretë brenda një jave me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, pa harruar atë të “patronazhistëve” në muajin prill.

ÇMIMET

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca ka në pronësi një “BMW X6” ngjyrë të kuqe, e cila ka një çmim që varion nga 65 mijë deri në 100 mijë euro.

Edhe motra e saj, Marina Vlollca, nuk mbetet mbrapa për sa i përket zgjedhjes së mjetit, pasi ajo ka në pronësi një “Mercedes Benz CLS400 D 4MATIC”, që në treg arrin një çmim deri në 150 mijë euro.

Jo pak e kushtueshme është makina që në pronësi këngëtarja Çiljeta Çilaga.

“Range Rover”-i i modelit “Evoque” që ajo nget ka një çmim që arrin nga 50 mijë euro deri në 150 mijë euro.

Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Hysko ka në pronësi tri makina, ku më e shtrenjta është padyshim një “Mercedes Benz GLK 220 CDI 4matic”, vlera e të cilit në treg arrin deri një 130 mijë euro.

Ndonëse rroga e saj arrin afërsisht 1 milion lekë në muaj, moderatorja Arbana Osmani i ka besuar komoditen e saj të të udhëtuarit një mjeti si “BMW X5”, e cila në treg arrin në një çmim deri në 60 mijë euro.

Dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj, që mezi dallohen nga njëri-tjetri për ngjashmërinë e tyre, mesa duket, kanë preferenca të ndryshme për automjetet.

Romeo ka në pronësi dy makina relativisht të shtrenjta, si “Porsche Cayenne” dhe një “BMW K1200”, ndërsa Donaldi ka një “Mercedes Benz c 200 Bluetec” dhe “Fiat Multipla”.

Zgjedhje interesante duket se ka bërë Ermal Mamaqi, i cili përveçse disponon një super-Mercedez fuoristradë, ka blerë edhe një makinë sportive si “bombardier can am” ndërsa bashkëshortja e tij, Amarda Toska, ka në pronësi një “Renault captur”.

Por ka edhe nga ata VIP-a që kanë zgjedhur të shpenzojnë më pak për të pasur një makinë.

Kështu, këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka zgjedhur markën e njohur italiane “Fiat” dhe modelin e saj “Bravo”, shumë e lirë në krahasim me ato të lartpërmendurat.

Po ashtu, makina të lira kanë zgjedhur edhe akt të dhënat ori Gentjan Zenelaj apo moderatori Ledion Liço. Duke u bazuar në databazën e shpërndarë në “WhatsApp”, producenti Turjan Hysko nuk disponon farë një të tillë, pavarësisht se në databazën e pagave të shqiptarëve ai rezultonte te më të paguarit, me një rrogë afërsisht prej mbi 1 milion lekësh. Po ashtu, një automjet nuk e disponon edhe moderatorja Bora Zemani, pavarësisht se rroga e saj mujore, sipas databazës, ishte mbi 3 mijë euro në muaj.

AUTOMJETET NE PRONESI TE VIP-AVE

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE E RËNDË NË SHBA/ Boksieri profesionist vitet në sy të fëmijëve për… sherr në trafik
Previous article NISIN LARGIMET TEK EGNATIA/ Artur Magani premton gola të tjerë: Duhet të vinin më herët

F.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT