• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E RASTEVE/ Varianti Omicron ndikon tek planet e amerikanëve për festat
Home
Nderkombetare

RRITJA E RASTEVE/ Varianti Omicron ndikon tek planet e amerikanëve për festat

27 December, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Rritja e rasteve të koronavirusit në të gjithë botën po kërcënon sistemet e kujdesit shëndetësor në shumë vende. Në Shtetet e Bashkuara, infeksionet me COVID-19 janë rritur së fundmi për shkak të variantit Omicron, i cili tani përbën gati tre të katërtat e rasteve në vend, madje në disa zona deri në 90%. Numri mesatar i rasteve të reja të koronavirusit u rrit 45% në 179,000 në ditë gjatë javës së kaluar. Omicron ka shkaktuar gjithashtu anulimin e mijëra fluturimeve që përpara Krishtlindjes.

Linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara kanë anuluar në katër ditët e fundit që para Krishtlindjes mijëra fluturime për shkak të infektimit me COVID-19 të pilotëve dhe personelit, ndërsa vazhdon të përhapet varianti Omikron.

Por në disa aeroporte, si ai në Newark të Nju Xhersit, gjendja duket normale.

“Kam ardhur këtu për një funeral dhe kjo është arsyeja që vendosa të udhëtoj. E di që po marr parasysh rrezikun, por ndonjëherë ka gjëra që janë më të rëndësishme në jetë, kështu që vendosa të udhëtoj. Por jam i vetëdijshëm për rrezikun që po marr duke udhëtuar gjatë kësaj periudhe të vitit”, thotë Sheldon Williams nga Otava e Kanadasë.

Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se cilido që shkon në aeroport ka të ngjarë të preket nga Omicroni. Por lajmet e fundit nga Afrika e Jugut dhe Britania janë premtuese pasi tregojnë se infeksionet me Omicron ka më pak gjasa të çojë në shtrime në spital, ose raste të rënda. Të dielën këshilltari kryesor i Shëndetësisë i Presidentit Biden, Dr. Anthony Fauci, tha për emisionin This Week” të ABC-së se kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik.

“Kur kemi një numër kaq të madh infeksionesh të reja, kjo mund t’ia ulë rëndësinë faktit se ato janë të lehta. Kështu që nëse ka shumë, shumë, më tepër njerëz me raste të lehta, kjo mund të neutralizojë disi efektin pozitiv”, tha ai.

Dr. Fauci vlerësoi planin e presidentit për të pasur personel ushtarak në role mbështetëse në spitalet amerikane për të ndihmuar në trajtimin e rasteve në rritje, së bashku me rritjen e aftësive testuese dhe shtimin e rezervave të pajisjeve mbrojtëse personale. Megjithatë, ai thotë se vaksinimi mbetet mënyra e vetme më e mirë për të parandaluar sëmundjet.

“Jemi veçanërisht të shqetësuar për ata që janë të pavaksinuar. Dhjetëra e dhjetëra miliona amerikanë që kanë të drejtë të vaksinohen dhe nuk e kanë bërë këtë. Ata janë më të rrezikuarit kur ke një virus që është jashtëzakonisht efektiv për t’u përhapur siç është Omicron”.

Megjithë rrezikun e prekjes nga Omicroni dhe shumë fluturime të anuluara, Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit “Ronald Reagan” ishte i mbushur me udhëtarë gjatë këtyre ditëve të Krishtlindjeve.

“Ishte fantastike, përveç pritjes më gjatë se zakonisht për bagazhet. Por përveç kësaj, udhëtimi ishte i mrekullueshëm, në kohë. Kështu çdo gjë në rregull”, thotë Cheryl Orr nga Dallasi.

“Ishte stresuese, por ia dolëm. Jemi këtu”, thotë Garry Jedkins nga Hjustoni.

“Ne kishim fluturimin e parë sot në mëngjes, kështu që menduam se do të ishim në rregull dhe ashtu ishte”, thotë Konnie Espanet.

Omicron tani përbën gati tre të katërtat e të gjitha rasteve në SHBA. Sipas njoftimeve të fundit, numri mesatar i infeksioneve të reja është rreth 179,000 në ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MEZI PO PRET...”/ Monika Kryemadhi paralajmëron rikthimin e Ilir Metës në krye të LSI-së
Previous article NGJARJE E RËNDË NË SHBA/ Boksieri profesionist vitet në sy të fëmijëve për… sherr në trafik

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT