• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA BLERË SUPERBENZ…”/ Veliaj: S’u dorëzohem gjobave të portaleve! Unë s’jam rraqexhi makinash
Home
Politikë

“KA BLERË SUPERBENZ…”/ Veliaj: S’u dorëzohem gjobave të portaleve! Unë s’jam rraqexhi makinash

27 December, 2021 s.autor Politikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj sot disa portaleve, në të cilat ka qarkulluar lajmi se ai përdor një makinë të kushtueshme të markës Maybach dhe e parkon para godinës së bashkisë. Lajmi në fjalë është hedhur në rrjetet sociale nga gazetari Artan Hoxha, e më pas u publikua në disa portalet, pavarësisht se me një kërkim në databazën e targave rezulton se Veliaj nuk e ka në pronësi një makinë të tillë.

Veliaj ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se është publikuar nga portale gjobëvënëse. Ai deklaroi se është koha të zgjedhim nëse do vazhdojmë përpara me punë apo do merremi me shpifje dhe vendosje gjobash.

“Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash.

Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë. Por, po t’i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem.

Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’I përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë. Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një park”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I TARGAVE/ Me “BMW” e “Benz”. Makinat luksoze të deputetëve të PS, kush ka më të shtrenjtën
Previous article SHËNDETI I STOMAKUT/ Cilat janë mëngjeset që duhet të hani

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT