• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Kur babai të prish punë. Nga Enzo Zidane në Virgil van Dijk, 5 fanella pa mbiemër!
Home
Futboll

Kur babai të prish punë. Nga Enzo Zidane në Virgil van Dijk, 5 fanella pa mbiemër!

14 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Ka qenë një kohë, dhe jo shumë e largët, në të cilën shënoheshin vetëm numrat në fanella. 1, 2, 3 … dhe kështu me radhë. Në mesin e viteve të 90-ta, së paku në Itali, vjen  pika e kthesës: vendoset të shkruhet edhe emri i atij që e mban. Dhe shembuj fanellash futbollistësh, ka nga të gjitha llojesh. Nëse keni qenë të vëmendshëm gjatë ndeshjeve atëherë, e keni të lehtë, për të gjetur shembuj. Kevin Prince-Boateng i cili shkruan vetëm ‘Prince’, Aguero ka vendosur të shkruajë vetëm ‘Kun’pseudonim i marrë nga një përrallë japoneze, Javier Hernandez që ka zgjedhur, praktikisht për të njëjtën arsye, ‘Chicharito’. Megjithatë, prapa zgjedhjes së emrit për tu shënuar në një fanellë, mund të jetë një histori e vështirë ose një mbiemër i “vështirë” për tu trashëguar. Ja disa prej tyre.

MEMPHIS DEPAY: Pse është shkruar Memphis në fanellën e Depay? Arsyeja është familjare, me ish-futbollistin e Manchester i braktisur nga babai në moshën 4 vjeçare. Një plagë shumë e fortë për tu harruar.”Ky mbiemër nuk më përfaqëson mua, nuk kam asnjë lidhje me të,” deklaroi ai disa herë.

DELE ALLI: Historia shumë e ngjashme me atë të Depay, i braktisur nga babai i tij në moshën 13 vjeçare dhe i detyruar të jetojë në një jetimore, edhe për shkak të problemeve të nënës së tij me alkoolin. Zgjedhja për të vënë në fanellë, emrin e vet, është një tentativë për tu largua nga e kaluara e tij: “Dua një emër në fanellë, që më përfaqëson atë që jam dhe si ndihem. Nuk kam lidhje me mbiemrin tim “.

VIRGIL VAN DIJK: Jemi akoma në Angli, këtë herë tek Liverpooli. Në qendër të vëmendjes, për faktin se është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, por për Virgil Van Dijk, në uniformë, ka vend vetëm për emrin. Arsyeja? Treguar nga xhaxhai i tij për e mikrofonin e The Sun: “Babai i tij ka braktisur të shoqen dhe tre fëmijët e tij, dhe kurrë nuk është falur për këtë. Ai më vonë u martua me një grua tjetër, por kurrë nuk ishte një baba i mirë. Kjo është arsyeja pse Van Dijk, në uniformë nuk përdorë mbiemrin, por emrin. Nëna është e heroina e vërtetë e familjes “.

ENZO ZIDANE: Histori e ndryshme ajo e Enzo Zidane, talent ende për t’u zbuluar. Cilësi ende të pazbuluara, personalitet … i fuqishëm. Vendimi i parë që mori sapo hyri në botën e futbollit? Distancimi nga babai Zizou. Shumë e vështirë për të mbajtur mbi supet e tij, një mbiemër aq të rëndësishëm, po aq e madhe trashëgimia e lënë nga ish lojtari i Juventusit. Kjo është arsyeja pse është shkruar ‘Enzo’ në fanellën e talentit të lindur në 1995.

JORDI CRUYFF: Para Zidane Jr, i njëjti vendim u mor edhe nga Jordi Cruyff, i biri i legjendës Johan. Furbollist deri në vitin 2010, ai mbajti gjithmonë emrin e tij mbi shpatulla. Sikur donte të thoshte: “Unë jam biri i babait tim, por jo me të vërtetë në nivelin e tij”. /EDS/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paqe Madrid – Manchester, gati marrëveshja
Previous article "I raftë kanceri kush hedh plera"! Ja edhe një mënyrë origjinale për të shpëtuar nga ky fenomen... (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT