Report Tv ka siguruar pamje të vendit ku u ekzekutua 35-vjeçari Albi Bashaliu. I riu u ekzekutua sot rreth orës 08:40, ndërsa nga pamjet duket edhe një automjet i djegur, por nuk dihet ende nëse ka lidhje me ngjarjen. Pistë dyshimi për vrasjen dyshohet hakmarrja, pasi vëllai i viktimës është në burg për një vrasje të kryer në qershor të këtij viti.


