• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHET GRIPI I SYRIT/ Mjeku: Preken fëmijët në kopshte dhe çerdhe, të bëjnë kujdes edhe të rriturit
Home
Sociale

RIKTHEHET GRIPI I SYRIT/ Mjeku: Preken fëmijët në kopshte dhe çerdhe, të bëjnë kujdes edhe të rriturit

26 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjek okulist pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.1 në Tiranë, Rubin Topi ka bërë të ditur se është rikthyer gripi i syrit. Sipas tij, shumica e rasteve po haset tek fëmijët që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet.

“Rastet kanë filluar menjëherë nga shtatori dhe janë në një rritje. Inkubatorin kryesor e kanë në çerdhe dhe në kopshte. Sa u bëj pyetjen prindërve: A është në çerdhe apo në kopshte? Thonë po në 99 për qind të rasteve, sepse fëmijët ia ngjisin njëri-tjetrit”, shprehet mjeku Topi.

Megjithatë, ai thotë se fëmijët janë më të mbrojtur. Por nga ana tjetër ata mund t’ia transmetojnë atë pjesëtarëve të tjerë të familjes.

“Fëmijët janë më të mbrojtur. Në shumicën absolute të rasteve e kalojnë shumë lehtë. Ai fëmijë vjen në shtëpi ia ngjit motrës, vëllait, ia ngjit njërit prej prindërve. Pra shërben si vektor shpërndarës. Pacientët e prekur duhet të kenë shumë kujdes me higjienën personale sepse nga njëri sy mjafton një prekje apo gjatë mjekimit të pa vëmendshëm mund ta kalojmë te syri tjetër” , thekson Rubin Topi për News 24.

Mjeku tregon gjithashtu se klinikat e rënda të gripit të syrit hasen edhe tek moshat e rritura ku ekziston rreziku i rënies së shikimit deri në verbëri.

“Sidomos në rastet kur personi ka probleme të tjera shëndetësore apo një lloj imune deficence apo nëse pacienti kapet në një moment që nga gjendja imunitare është pak i dobësuar”, shprehet mjeku.

Ai bën thirrje që të mos neglizhohet për asnjë rast gripi i syrit, pasi kapja në kohë parandalon rreziqet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJT NJË VALE TJETËR? SHBA raporton mesataren më të lartë të infektimeve të reja me Covid pas 1 viti
Previous article U ARRESTUA PËR VRASJEN E BEHAR SOFISË/ Flet bashkëshortja e Bujar Lezës: Po të ishte vrasës nuk do ishim zhytur në borxhe! Merrej me…

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT