• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Italia njeh vitet e punës në Shqipëri për pensionet e emigrantëve, nga 2023 nisë zbatimi i marrëveshjes
Home
Sociale

LAJM I MIRË/ Italia njeh vitet e punës në Shqipëri për pensionet e emigrantëve, nga 2023 nisë zbatimi i marrëveshjes

26 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Duke nisur nga viti 2023 qeveria italiane do të njohë vitet e punës në vendin tonë. kjo do të faforizojë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit. Senati tashmë ka miratuar fondin e propozuar nga kabineti i ministrave, teksa pritet dhe miratimi i marrëveshjes mes dy shteteve.

Qeveria italiane do të pranojë marrëveshjen me Shqipërinë për njohjen dy palëshe të viteve të punës për efekt të daljes në pension.

Madje senati ka miratuar fazën e parë duke i dhënë votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme ku kryeministri Mario Draghi ka parashikuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me shtetin shqiptar.

Një vit më parë u tentua të miratohet e njëjta paketë, por pa mundur të marrë votat e shumicës.

Në relacionin për financat kosto për njohjen e viteve të punës në Shqipëri do të kenë një efekt prej 7,6 milionë eurosh në Itali.

Më tej në vitin 2023 parashikimi arrin në 9,8 milionë dhe duke vazhduar në rritje deri në vitin 2032 pas së cilit fondi do të prekë shifrën e 20 milionë eurove.

Viti 1990 do të shënonte Bashkëkombësit e parë që arritën të kalojnë Adriatikun dhe më pas në çdo vit ka pasur vetëm rritje. janë të paktën 800 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali./ ORA News

Ndaj dhe shifrat e punonjësve që do të dalin në pension do të jenë në rritje.

Ekspertët shprehen se impakt në ndryshimin e qëndrimit të senatit kanë qenë kërkesat e shumta të shtetasve shqiptarë që kanë punuar në të dy anët e Adriatikut.

Por edhe bisedimet mes dy qeverive që kanë nisur prej vitit 2013 kanë dhënë rezultatet e para.

Një marrëveshje dypalëshe pensionesh Italia e ka nënshkruar prej kohësh me disa vende si me Malin e ZI, Maqedoninë, Kosovën, me Argjentinën, Tunizinë, Bosnjën, Izraelin, Meksikën, Kanadanë, Brazilin etj., por jo me Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? “Sherr” me Balina Bodinakun për vendin në BBV? Sonila Meço flet hapur
Previous article KOSOVË/ 12 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit, 349 raste aktive me COVID

s.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT