• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusia rrit presionin ndaj kompanive të mëdha të internetit, gjobit Google me 98 milionë dollarë, ja arsyeja
Home
Nderkombetare

Rusia rrit presionin ndaj kompanive të mëdha të internetit, gjobit Google me 98 milionë dollarë, ja arsyeja

26 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rusia rrit presionin ndaj kompanive të mëdha të internetit. Sipas një gjykate në Moskë, Google nuk ka fshirë përmbajtje “ilegale” dhe prandaj u gjobit me rreth 98 milionë dollarë.

Një gjykatë në Moskë gjobiti Google me 7.2 miliardë rubla. Arsyeja e dhënë nga gjykata është se kompania amerikane e internetit ka dështuar në mënyrë të përsëritur që të fshijë përmbajtje që Rusia i konsideron të paligjshme. Google tha se do të rishikonte vendimin dhe më pas do të vendoste për hapat e mundshëm.

Për herë të parë sasia e gjobës u bazua mbi një përqindje të caktuar të xhiros vjetore që Google gjeneron në Rusi – gjë që rrit masën e gjobës. Megjithatë gjykata nuk e specifikoi se sa e lartë është kjo përqindje. Sipas llogaritjeve ajo është pak më shumë se tetë për qind. Vlera e dënimit është rreth 98 milionë dollarë.

Qeveria e Moskës e ka shtuar presionin ndaj koncerneve të mëdha të teknologjisë këtë vit. Kritikët e konsiderojnë këtë si një përpjekje të qeverisë për të kontrolluar internetin në mënyrë më strikte. Ata kanë frikë se me këtë kërcënohet liria e individëve dhe e kompanive. Autoritetet argumentojnë se kompanitë e internetit duhet të fshijnë postimet që promovojnë abuzimin me drogën ose që përmbajnë informacione rreth armëve dhe eksplozivëve të bërë vetë. Po ashtu nuk duhet të shpërndahen informacione që lidhen me organizata terroriste.

 

 

Në muajin shtator një gjykatë në Moskë dënoi Facebook-un me një gjobë rreth 245,000 euro. Shërbimi online Twitter u gjobit me 58,200 euro. Gjoba e tanishme ndaj Google arritur kështu dimensione të reja./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI)
Previous article PAS SHUMË DEBATESH/ Iliri surprizon Einxhelin dhe askush nuk e priste

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT