• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME MIJËRA BESIMTARË NË KISHA”/ Si u kremtuan Krishtlindjet në Shqipëri. Mesazhet e krerëve fetarë
Home
Sociale

“ME MIJËRA BESIMTARË NË KISHA”/ Si u kremtuan Krishtlindjet në Shqipëri. Mesazhet e krerëve fetarë

25 December, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mijëra besimtarë të krishterë festuan Krishtlindjet, një nga datat më të rëndësishme të fesë së tyre.

Udhëheqësit fetarë bënë thirrje për të qëndruar pranë të varfërve, për qëndresë paqësore ndaj padrejtësive dhe për t’ju kthyer mësimeve fetare, që këshillojnë për një shoqëri dhe familje të moralshme.

Mijëra besimtarë të krishterë u mblodhën në mesnatë dhe në mëngjes pranë kishave e katedraleve për të nisur festimet e Krishtlindjeve, që i vazhduan edhe në shtëpitë e tyre e në mjedise të tjera.

Në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet ceremonitë i drejtoi arkipeshkvi George Frendo, i cili ngriti lart sakrificat e Jesu Krishtit në ndihmë të të varfërve dhe të pafuqishmëve.

Nga ana tjetër ai foli për “pisllëqet morale të shoqërisë”, për “diktatorët, korrupsionin, kriminelët dhe vrasjet” që e trishtojnë shoqërinë.

“Kemi nevojë për këtë dritë për të pastruar pisllëkun moral të shoqërisë, për të pastruar shoqërinë nga urrejtja, hakmarrja, padrejtësia dhe korrupsioni. Ne dëgjojmë shumë lajme që na trishtojnë; për terroristë që vrasin pa asnjë mëshirë, për vrasje dhe vetvrasje, për korrupsion dhe padrejtësi. Jezusi është shpëtimtari i vetëm i njerëzimit; mos të vendosim në të njëjtin fron si shpëtimtar asnjë politikan” – tha imzot Frendo.

Drejtuesit fetarë respektuan oraret dhe masat shëndtësore të pandemisë Covid. Meshat e katolikëve u mbyllën brenda orës 11, ndërsa ortodoksët i zhvilluan ato në mëngjes, duke respektuar distancat dhe duke shmangur grumbullimet. Mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili bëri thirrje pqr qëndresë paqësore ndaj padrejtësive.

“Dy nga rrezet e shumta të diellit të drejtësisë që ndriçojnë këto ditë, bëhen veçanërisht aktuale për kohën tonë: fuqia e qëndresës paqësore e personave kryesorë të lindjes dhe thelbi i kuptimit të saj, që Biri i Perëndisë erdhi për të qëndruar me ne” – tha Hirësia Janullatos.

Festimet e krishtlindjeve u zhvilluan në mbrëmje dhe në mëngjes edhe në kishat e katedralet katolike e ortodokse nga mijëra besimtarë në të gjithë Shqipërinë. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore dhe kryeipeshkv i Shkodrës e Pultit, Angelo Massafra, i uroi besimtarët.

“Shpesh herë në jetën tonë të përditshme familjaro – kishtare arroganca dhe dhuna krijon probleme. Duhet të jemi më të btë, më të mirë. Të jetojmë në këtë botë urtësisht drejtësisht, duke bërë drejtësi. Sa ankohemi për drejtësi e drejtësi nuk ka. Nuk ka as në gjykata as në shumë nivele. Por varet prej nesh të lirohemi nga interesat private e personale e të kemi një zemër më solidare” – tha imzot Massafra.

Prej afro dy vjetësh pandemia Covid 19 ka pakësuar ndjeshëm ceremonitë masive të gjithë bashkësive fetare, muslimanë, kristianë e bektashi, që po kujdesen të shmangin tubimet që të mos sëmuren besimtarët.

Shqipëria është e njohur për tolerancën dhe harmoninë e saj ndërfetare, ku prej shekujsh bashkësi të ndryshme fetare bashkëjetojnë mes besimtarëve që respektojnë dhe urojnë njëri tjetrin, duke mos shënuar asnjë konflikt me bazë fetare./ Marrë nga VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT ME DEKLARATËN PËR BEATRIX/ Donaldi: Mbase s’më pëlqen në seks kur të dalim jashtë
Previous article "PËRFUNDOVA TE PSIKIATRI"/ Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Nuk doja të jetoja

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT