• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANE PËR VITIN E RI? Moti e keni “aleat”! Meteorologia Bani: Temperatura të favorshme, mund të udhëtoni
Home
Sociale

PLANE PËR VITIN E RI? Moti e keni “aleat”! Meteorologia Bani: Temperatura të favorshme, mund të udhëtoni

25 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Nata e ndërrimit të viteve do të këtë një favor me tepër për qytetarët të cilët kanë plane për të festuar Vitin e Ri jashtë ambienteve të shtëpisë. Përveç faktit që nuk do të ketë orë policore edhe përse në kushte pandemie, meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se qytetarët mund të udhëtojnë pasi kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.

Bani shpjegoi se temperaturat në natën e ndërrimit të viteve do të shënojnë deri në 17 gradë celsius, ndërkohë që nuk priten reshje shiu.

“Pas ditës së mërkurë presim të kemi përmirësim të kushteve të moteve, duke bërë që dita e enjte dhe e premte që përkojnë edhe me dy ditët e fundit të vitit 2021, do të kemi mot të kthjellët, nuk presim reshje gjatë natës së ndërrimit të viteve. Temperaturat mbeten rreth vlerës 16-17 gradë celsius natën e ndërrimit të viteve. Natën e ndërrimeve të viteve, 30, 31 dhe dita e parë e vitit 2022 do të kemi mot të kthjellët, kështu që të gjithë ata që kanë vendosur të udhëtojnë do jetë mot i favorshëm”, tha meteorolgia për Report Tv.

Meteorologia theksoi se reshjet e shiut do të jenë prezente deri ditën e mërkurë, përkatësisht më datë 29, ndërsa temperaturat do të jenë më të larta krahasuar me dy javët e kaluara të dhjetorit. Bani dha edhe një pasqyrim të motit ditën e sotme ku besimtarët po festojnë Krishtlindjen.

“Sot moti ka nisur me vranësira në të gjithë territorin shqiptar, herë pas here do të sjellin reshje shiu dhe reshje të paktë dëbore në veri dhe veri-lindje. Pjesa tjetër e territorit do të vijojë të mbetet me kthjellime. Gjatë orëve të natës do kemi vranësira në të gjithë territorin, duke bërë që mëngjesi i ditës së dielë të nis me vranësira dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Duke iu afruar mesditës do të kemi përfshirë të gjithë vendit tonë nga reshjet. Mbeten reshjet prezente edhe gjatë javës që vjen, të paktën deri ditën e mërkurë. Edhe java e fundit e muajit dhjetor do të nisë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në zonat malore. Kjo fundjavë dhe fillimi i javës na sjell temperatura që do jenë pothuajse në vlerat tipike të muajit dhjetor. Termometri në zonat malore do të shënoj -1 gardë celsius gjatë orëve të paar të ditës ndërsa ne mesditë pritet që të nxitet edhe mbi 18 gradë celsius”, u shpreh Bani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KADASTRA LEGALIZON OBJEKTET E KULTIT PËR KRISHTLINDJE/ Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit ndërtohen pa leje
Previous article NUK ZGJODHI DONALDIN/ Ja emrin e kujt tha Beatrix për ta shpëtuar nga nominimi

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT