• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IMAZHET SATELITORE/ Rusia vazhdon të shtojë trupat ushtarake pranë Ukrainës
Home
Nderkombetare

IMAZHET SATELITORE/ Rusia vazhdon të shtojë trupat ushtarake pranë Ukrainës

25 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Imazhe satelitore të regjistruara nga një kompani private amerikane tregojnë se Rusia ka vazhduar javët e fundit të rrisë praninë e saj ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi në vitin 2014, si dhe pranë Ukrainës. Ky zhvillim vjen ndërsa Moska vijon të rrisë trysninë ndaj Shteteve të Bashkuara për bisedime rreth atyre që i quan garanci për siguri.

Rusia kërkon nga NATO të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe garanci se aleanca ushtarake perëndimore, nuk do të vendosë pajisje ushtarake sulmuese në Ukrainë apo në vendet e tjera fqinje.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur imazhet e fundit të ofruara nga kompania ‘Maxar Technologies’ me bazë në Shtetet e Bashkura. Kremlini përsëriti të premten se gëzon të drejtën për të lëvizur forcat e veta në territorin rus, siç e sheh të arsyeshme dhe akuzoi vendet perëndimore për zhvillimin e manovrave ushtarake provokuese pranë kufijve rus.

Uashingtoni, Brukseli dhe Kievi kanë akuzuar Rusinë se që nga tetori vazhdon të dislokojë një numër të madh trupash pranë kufirit me Ukrainën, pas një rritjeje të pranisë së trupave ushtarake për një kohë të shkurtër në muajin prill, për të cilin kompania ‘Maxar’ publikoi gjithashtu imazhe satelitore. Presidenti Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë thonë se Moska duket se po planifikon mundësinë e një sulmi ndaj Ukrainës në muajin e ardhshëm, diçka që Rusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht.

Imazhet e publikuara të enjten në mbrëmje tregonin një bazë në Krime, mbushur me qindra automjete të blinduara e tanke që nga 13 dhjetori. Një imazh satelitor ‘Maxar Technologies’, i së njëjtës bazë regjistruar në muajin tetor tregonte se ajo ishte gjysmë bosh.

I pyetur të premten në lidhje me rritjen e pranisë së trupave ruse pranë Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po vepronte për të garantuar sigurinë e saj.

Presidenti Biden ka kërcënuar ndër të tjera me masa të forta ekonomike nëse Rusia sulmon Ukrainën. Sipas një zyrtari amerikan, sanksionet e reja mund të përfshijnë kontrolle të ashpra të eksporteve. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTË NË PANDEMI/ Si kremtohet Krishtlindja nëpër botë (PAMJET)
Previous article "JAM MBYTUR NË BORXHE..."/ Arrestohet shqiptari në Angli, si u zbulua nga Policia në shtëpinë e izoluar (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT