• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MERRET VENDIMI/ Katër rrugë në Tiranë do mbajnë emrat e policëve vrarë në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit
Home
Sociale

MERRET VENDIMI/ Katër rrugë në Tiranë do mbajnë emrat e policëve vrarë në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit

24 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Katër rrugë në Tiranë do të mbajnë emrat e policëve të vrarë në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit.

Në verën e 2009-s, efektivët e policisë Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari do të humbisnin jetën në krye të detyrës në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit “Iliria” në Durrës.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i nderojë 4 dëshmorët e atdheut duke emërtuar 4 rrugë të reja në kryeqytet si vlerësim për sakrificën e tyre sublime për të garantuar zbatimin e ligjit.

Lajmin e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.

“Nga Drejtori i Policisë së Republikës së Shqipërisë, Gledis Nano, kemi marrë një propozim për të emërtuar në kryeqytet një kryqezim me 4 rrugë në emër të katër Dëshmorëve të Policisë të rënë në një aksion. Ka qenë një aksion për të cilin ende flitet dhe ende ka diskutime. Këta punonjës të policisë ranë në një aksion për të kapur një organizatë kriminale. Është një kryqëzim i ri në Njësinë 1, aty ku është një rreth rrotullimin i madh, ku kemi bërë një investim të ri të zgjerimit të Lanës. Do jenë këto 4 akse që puqen në këtë kryqëzim të ri që do marrin emrat e këtyre katër dëshmorëve të atdheut”, tha Veliaj. Ai shtoi se misioni i tyre do të kujtohet përjetësisht si shembull i guximit dhe vullnetit, deri në vetëflijim, për të mirën e përgjithshme dhe për një ideal të lartë, siç është lufta ndaj krimit dhe së keqes. Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE FEMËR E ULËT"/ Pas sherrit me Antonelën, Big Mama lë papritur shtëpinë e BB VIP
Previous article "JE PISE, TË KAP PËR FLOKËSH..."/ Agravon debati mes Big Mamës dhe Antonelës, plasin ofendimet

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit Aktualitet

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT