• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VITI I RI DHE KRISHTLINDJET/ Si kanë ndryshuar ndër vite festimet në Shqipëri (VIDEO)
Home
Sociale

VITI I RI DHE KRISHTLINDJET/ Si kanë ndryshuar ndër vite festimet në Shqipëri (VIDEO)

24 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Dhjetor, muaji i dritave shumëngjyrëshe, i kartolinave, i aromës së drurëve që digjen në oxhaqe e soba, tymi që mbi çati i drejtohet përjetësisë… Dhjetor, muaji i buzëqeshjes në fytyrat e fëmijëve, i magjisë së babagjyshit dhe i dashurisë së përbashkët. Janusi besohet se ishte perëndi romake, ishte zoti i dualiteteve, i jetës dhe vdekjes, i së tashmes e së shkuarës. Muaji që na bashkon të gjithëve për disa ditë duke harruar problemet dhe streset e përditshme! Teksa hapin e hedh në rrugët e qytetit tim pyes veten se si festojnë të tjerët, si kanë festuar më herët… kartolinat, ah sa më mungojnë ato… u bënë vite që nuk e kam marrë një, edhe pse dhuratat kanë qenë të shumta, magjia e tyre është e pakrahasueshme. Zonja Lirika me siguri duhet të ketë ndonjë për të më treguar.

Gëzuar vitin 2018, të jetë ky vit sa më i mirë, i mbarë të keni shëndet e lumturi me njerëzit e dashur. Ju duam shumë Kevin Joana. 24.12.2017. Kjo është kartolina që ka marrë zonja Lirika. Unë në fakt zonja Lirika kam shumë vite pa e parë një kartolinë me sy. Si ndiheni që e keni një?

“Ndihem krenare sepse është kartolina që e ka marr nga nipi im. Mu bë qejfi me thënë të drejtën,  kjo kartolinë më ka ndjell gëzim dhe prandaj kam vendosur ta mbaj dhe ta ruaj”, thotë ajo.

Keni ruajtur kartolina nga e shkuara?

zonja Lirika: Natyrisht që kam marrë kartolina jashtë mase, sidomos në kohët më përpara. Para boteve 90. Ato kanë qenë kartolina shumë të bukura. Ish nxënësit e mi të dashur minkanë dërguar dhe kanë shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për mësuesen e tyre e cila nuk ka pushuar së luftuari për tu dhënë dije që ata të jenë të aftë për të shërbyer për të ardhmen. Edhe pas viteve 90 kam marrë kartolina por me zhvillimin e teknologjisë dhe të rrjeteve sociale tani çdo gjë bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale. Por edhe kjo është një kënaqësi sepse dikush, edhe pse nuk e kam parë për një kohë të gjatë, urimin e tij e kam nëpërmjet rrjeteve sociale

Por sa ka ndryshuar me kalimin e viteve atmosfera e vitit të ri? Të moshuarit me siguroi kanë shumë nostalgji!

“Ka ndryshime. Ka zbukurime më të bukura tani, dhe kjo nën të mundur të ngjalli atmosferën e festës”.

“Kam përshtypjen se dritat janë spektakolare,  sepse pavarësisht zbukurimeve, njerëzit kanë shumë halle, shumë vështirësi krahas gëzimit kanë edhe vështirësi në të jetën kohë sepse jo të gjithë mund ti festojnë festat e vitit të ri ashtu siç duan dhe ashtu siç dëshirojnë. Gjithmonë ka pas probleme. Megjithatë kur të jepet mundësia për të festuar të festosh me sado pak. Të largon nga hallet e përditshme që ke”.

“Festa të ngjall gëzim, por nuk është se kemi atë gëzimin që kemi pas më përpara me thënë të drejtën”

“Ndjehesh që je në atmosferë feste por pak nostalgji për ato që ke kaluar, sa ke arritur në jetë”

“Faktikisht nuk na bën përshtypje,  se ka vit të ri apo nuk ka vit të ri. Ne i kemi përdorur dhe i përdorim vazhdimisht ushqimet që duam. Mund të përgatitet ndonjë gjë e veçantë, por jo se nuk e hamë pulën, jo se nuk I hamë frutat. Në atë kohë vërtetë ishte e vështirë se nuk kishim dhe kur mbushej tavolina e vitit të ri dukej… të kënaqej shpirti”.

Për ne vajzat është shumë e vështirë të rrimë të bukura, të veshura e të lyera në pritshmërinë e atyre që na rrethojnë, a nuk janë vallë festat për të qenë sa më vetvetja dhe rehat pranë njëri tjetrit? Zonja Lirika paska gjetur mënyrën për të vendosur një ekuilibër!!!

“Në pjesën e fillimit, si për hapje edhe kemi ndonjë fustan të bukur, ndonjë fustan të kuq, do e veshim për vitin e ri, pastaj të gjithë si familje kemi blerë këto bluzat e vitit të ri me kaproll  dhe me tuta. Pastaj shijojmë momentin . Impaktin i parë që japim në ceremoni pastaj jemi rehat”, thotë ajo

Edhe zonja Lirika, kishte vetëm 1 kartolinë të mbetur në shtëpinë e saj, i kemi harruar zakonet e vjetra me sa duket të dhuratave 20 lekëshe por me vlerë të pa llogaritshme. Megjithatë sot në modë janë dhuratat e paketuara mirë, tani do të takoj Valentin pranë postës, i cili dorëzon shumë të tilla gjatë gjithë vitit e aq më tepër në ditët e veçanta.

Valentini: Me kalimin e viteve fluksi është rritur. Por gjithmonë fundi i vitit ka më shumë fluks.

Pra shqiptarët vazhdojmë akoma me mënyrat tradicionale?

Valentini: Po. Ka ndryshuar format por nuk është humbur tradita e fundvitit.

Kush emocionohet më shumë?

Valentini: Mendoj që lumturon më shumë kur dorëzojmë pensionet.

Të lenë ndonjëherë bakshish?

Valentini: Tiranës ndihen keq po nuk e lanë

Si ndihen gocat kur marrin pakot?

Valentini: Normalisht ndihen shumë të lumtura.

Ty të falënderojnë me ndonjë dhuratë të vogël?

Valentini: Ka raste që edhe falënderojnë. Japin ndonjë puthje

Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë.  Por për mua, për këtë fundvit imazhi i DEAS është zëvendësuar me Erisën e cila më jep shumë shpresë dhe forcë për të vazhduar jetën time me forcën dhe mirësinë që ajo mbart. Erisa është një vajzë ekstremisht e veçantë pasi ajo nuk dëgjon, por nuk ka asnjë ndryshim nga unë, e as nga ti.

Erisa:  Jam 16 vjeç, më pëlqejnë lëndët e profesionit piktura rrobaqepësia

Si i përjeton festat e fundvitit?

Erisa: Mblidhemi të gjithë bashkë, festojmë argëtohemi,

Bëni kartolina, dhurata?

Erisa: Bëjmë surpriza njëri-tjetrit në familje

Të emocionon?

Erisa: Po shumë. Jam e lumtur që kaloi një vit, jam më e rritur dhe më e lumtur

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E INFEKTIMEVE ME COVID-19/ Shumë Kisha në SHBA anulojnë meshën e Krishtlindjeve
Previous article LUFTA BASHA-BERISHA/ PD pa drejtues politik në disa qarqe. Lista me emrat që duhet të zëvendësojë kryedemokrati

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË UNAZËN E MADHE/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT