• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKIMI I TË DHËNAVE DHE PAGAVE/ Reagon AMA: Të merren masa dhe të ndalohet…
Home
Sociale

PUBLIKIMI I TË DHËNAVE DHE PAGAVE/ Reagon AMA: Të merren masa dhe të ndalohet…

24 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave personale, ku përfshihen edhe pagat e shqiptarëve. AMA thotë se ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.Më tej AMA thekson se në vijim të shkresës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “kërkojmë nga ana juaj respektimin e kërkesave të ligjit tonë organik dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë kushtetuese”.

Reagimi i AMA-s:

Marrë shkas nga publikimi i bazës së të dhënave personale të qytetarëve shoqëruar me numrat e kartave të identitetit, pozicionet e punës, pagat etj, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me shkresën nr. 2119 prot., datë 23.12.2021, administruar në Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA, me nr. 4068 prot., datë 23.12.2021, ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.

Referuar parimeve themelore të veprimtarisë së mediave audiovizive, të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, operatorët e shërbimit audioviziv gjatë veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private.

Në mënyrë më të detajuar, parimet, rregullat, kërkesat dhe praktikat në transmetimet audiovizive përcaktohen në Kodin e Transmetimit. Në pikën 3.6 të Seksionit 3 të këtij akti nënligjor, përcaktohet se: “OSHMA-të duhet të respektojnë legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe direktivat e vendosura nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të zbatueshme për përpunimin e të dhënave personale për qëllime gazetareske, letrare apo artistike. …”

Sa më sipër dhe në vijim të shkresës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kërkojmë nga ana juaj respektimin e kërkesave të ligjit tonë organik dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASHTRIMI NGA "CALL CENTER-AT"/ Policia jep detaje: Janë arrestuar 35 persona, proceduar 20, kemi sekuestruar...
Previous article E TRISHTË/ Ngjarje e rëndë në Itali, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT