• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 RRIT RASTET ME ANKTH DHE DEPRESION/ 10% më shumë shtrime në psikiatri
Home
Sociale

COVID-19 RRIT RASTET ME ANKTH DHE DEPRESION/ 10% më shumë shtrime në psikiatri

24 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Për periudhën janar-gusht 2021 në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5% në krahasim me vitin e kaluar.

Këtë vit në spitalet psikiatrike shtetërore janë të shtruar 950 pacientë nga 850 që ishin të shtruar vitin e kaluar, sipas raportit të Monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.

Mjekja psikiatër Fatime Elezi tha për Monitor se vjet frika nga infektimet solli që pacientët me probleme të shëndetit mendor të mbahen nga familjarët të izoluar në shtëpi.

“Në 2020 frika nga infektimet nga Covid-19 i pengoi shumë pacientë që kishin nevojë për t’u shtruar në spitalet psikiatrike. Edhe familjarët patën frikë nga infektimi dhe më shumë i mbajtën të izoluar në ambientet e shtëpisë. Në vitin 2021 nisën vaksinimet dhe popullata është më e përgatitur për përballimin e sëmundjes, për këtë arsye jeta është më e lirshme. Kjo solli që pacientët që paraqiten gjithmonë për shtrime në spitale të shtohen”.

Fatime Elezi psikiatre, thotë se për shkak të pandemisë nga Covid-19 është rritur numri i pacientëve me ankth dhe depresion, sidomos te ata persona që kanë humbur familjarët nga Covid-19. Rritja e pacientëve që vuajnë nga ankthi për shkak të Covid-19 është pohuar edhe nga mjekët psikiatër të shërbimit ambulator. Shtimet e rasteve që vuajnë nga ankthi sipas mjekëve psikiatër nisë që pas ngjarjes të tërmetit.

Sakaq, rritja e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike nisi që në 4-mujorin e parë të 2021. Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë në këtë periudhë shtrimet në spitalet psikiatrike u rrit 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Në 2020, grupi i të sëmurëve që u penalizuan më shumë ishte ai i pacientëve me probleme onkologjike, të cilët nuk mundën të merrnin trajtimin sipas grafikëve. Mjekët onkologë pohuan se vjet pati një rritje të stadeve të avancuara të sëmundjeve tumoriale, pasi dallimi i hershëm u pengua nga frika e pacientëve për infektimet me Covid-19. Silvana Çeliku, shefe e shërbimit të Onkologjisë në QSUT më herët tha për Monitor se edhe për 2021 vazhdojnë të vijnë pacientë në stade të avancuara të sëmundjes, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimit me Covid-19. /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA E "GRUPIT TË LAÇIT"/ Si u ekzekutua me silenciator 30-vjeçari Can Kariçi. Në shkurt ishte...
Previous article SABIEN LILAJ GATI TË KTHEHET NË SUPERIORE/ Mesfushori pranë firmës me skuadrën e…

s.autor

Postime të ngjashme

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT