• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI E VERIUT/ Kuvendi i miraton dorëheqjen, Zoran Zaev: Dëshiroj të jap shembull
Home
Rajon

MAQEDONI E VERIUT/ Kuvendi i miraton dorëheqjen, Zoran Zaev: Dëshiroj të jap shembull

23 December, 2021 F.autor Rajon

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, gjë që është pritur me duartrokitje nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Dorëheqja e kreut të Qeverisë është konstatuar pa debat në seancën e Kuvendit, pasi këtë e ka kërkuar Zaevi në arsyetimin me shkrim të dorëheqjes.

Zaev, dorëheqjen nga Qeveria e ka paralajmëruar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale. Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga VMRO-DPMNE-ja duke dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë.

“Dëshiroj të jap shembull për të njohur vendimet e virtytshme kur është e nevojshme dhe për të dhënë një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të popullit, por edhe liderëve të ardhshëm që të jenë të vetëdijshëm për detyrën e tyre qytetare kur kujdesen për vendin e tyre”, ka shkruar Zaev në arsyetimin e aktit të dorëheqjes.

Pas konstatimit të dorëheqjes, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka njoftuar presidentin Stevo Pendarovski, i cili në afat prej dhjetë ditëve duhet të caktojë mandatarin e ri për kryeministër të Maqedonisë së Veriut. Ai do të jetë, Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate, pasi paraprakisht ka njoftuar se ka shumicën parlamentare në Kuvend.

Pjesë e Qeverisë së re, përveç LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, do të jetë edhe partia Alternativa, e cila zëvendëson Lëvizjen Besa, që pas zgjedhjeve lokale u largua nga Qeveria. Shumica e re parlamentare ka 64 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Mandatari, sipas kushtetutës, brenda 20 ditëve duhet të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re qeveritare, e cila votohet me 61 vota të deputetëve. Qeveria e re, bazuar në afatet kushtetuese, duhet të zgjidhet më së voni deri nga mesi i muajit janar të vitit 2022.

Kryeministri i deritashëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, finalizoi dorëheqjen e tij më 22 dhjetor. Deri nga mesi i janarit të vitit 2022, Maqedonia e Veriut do të ketë Qeveri të re, që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, kryetari i ri i Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Në krye të ekzekutivit, ai do ta zëvendësojë Zaevin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KESHILLI KOMBËTAR I PD/ Zgjidhet kryetari i ri. Ja kush e zëvendëson Edi Palokën, ndryshime edhe tek sekretarët
Previous article SKANDALI I PAGAVE/ Prokuroria sekuestron serverin e AKSHI-t, Tatimeve dhe Institutit të Sigurimeve

F.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT