• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E KENI VENDIN NË BURG”/ Basha iu përgjigjet të larguarve nga PD: Kur s’ishin më deputet iu kundërvunë partisë
Home
Politikë

“E KENI VENDIN NË BURG”/ Basha iu përgjigjet të larguarve nga PD: Kur s’ishin më deputet iu kundërvunë partisë

23 December, 2021 F.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha atakoi të gjithë ish-deputetët dhe ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij në të shkuarën por edhe sot i lidh me këtë forcë politike karrigia dhe posti.

Gjatë një konference të jashtëzakonshme në lidhje me skandalin e pagave, Basha u shpreh se të gjithë ish-funksionarët e PD-së që hiqen si filozof nëpër panele televizive dhe kanë si qëllim shfokusimin e vëmendjes nga aferat dhe skandalet e qeverisë, nuk janë gjë tjetër veçse disa të korruptuar që e kanë vendin në burg.

“Çdo përpjekje për të keqkuptuar demokracinë do të marrë përgjigjen që meriton. Ti e ndien që të protestosh? Jo nuk e ndien. Ku e di ti që sot bëhet protesta? Ky është një truk për të tërhequr vëmendjen, nuk është opozita problemi, është qeveria.

Opozita ka thërritur dhe do thërrasë protesta, problem nuk është te opozita. Shumë media, prodhojnë sondazhe fallco të paguara nga inceneratorët, shfokusojnë vëmendjen e qytetarëve nga hallet e përditshme për t’i dhënë kohën për spektakël hijeve të së shkuarës, duke i bërë shërbimin më të madh Edi Ramës.

Mungesa e transparencës dhe shfokusimi i vëmendjes janë dy nga problemet që përballet jo vetëm opozita por dhe shoqëria. Ftesa ime ndaj çdo media është të mos e shfokusojnë vëmendjen ndaj këtyre dy skandaleve. Mos ta shfokusoni vëmendjen si ata që merak të vetëm kanë karriget, si ata që jo vetëm sot po dhe dje me Partinë Demokratike i lidh karrigia, në momentin që nuk ishin më deputet iu kundërvunë kësaj partie.

Papritur na kanë zaptuar jo pak studio si filozofër dhe moralist, janë hajdutër që e kanë rrjepur PD-në dhe Shqipërinë për 8-vite me rradhë, janë të korruptuar e kanë vendin në burg pot ë funksionojë drejtësia”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NXIT PËR BOJKOT/ Sot mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, mesazhi i Berishës për anëtarët
Previous article SKANDALI I PAGAVE/ Komisioneri: Shkelje e rëndë! Kërkojmë ndërhyrje institucionale

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT