• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET ARSYEJA/ Transferohet shërbimi i urgjencës kirurgjikale nga QSUT te “Shefqet Ndroqi”
Home
Sociale

ZBULOHET ARSYEJA/ Transferohet shërbimi i urgjencës kirurgjikale nga QSUT te “Shefqet Ndroqi”

23 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Në vijimësi të përparësisë së qeverisë shqiptare për rritjen e standardit të shërbimit në strukturat shëndetësore, do të fillojë rindërtimi i Spitalit Infektiv me standarde bashkëkohore.

Shërbimi për këta pacientë do të ofrohet në ambientet e spitalit Covid3 dhe në varësi të numrit të rasteve, sipas një plani të përcaktuar. Ndërkohë shërbimi i urgjencës infektive do të ofrohet në ambientet e urgjencës kirurgjikale në QSUT.

Për këtë arsye, urgjencat kirurgjikale të Kirurgjisë së Përgjithshme Abdominale të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të transferohen pranë Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke filluar nga data 27.12.2021.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë masa që investimi të vijojë për projektin madhor të Spitalit Infektiv, teksa po krijohen kushtet e duhura për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në shërbimin e urgjencës kirurgjikale dhe spitalit Covid3.

Në kuadër të riogranizimit, MSHMS informon se do të bëhet zhvendosja e urgjencave kirurgjikale në spitalet ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Spitalin Universitar të Traumës, koordinimi i të cilave do të kryhet nga Urgjenca Kombëtare.

Ndërhyrjet kirurgjikale të urgjencës në shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme abdominale, do të kryhen për pesë ditë në javë në Spitalin e Traumës, më konkretisht, nga dita e hënë deri të enjte si dhe ditën e dielë, ndërsa dy ditë në javë, të premte dhe të shtunë do të kryhen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton edhe njeherë numrin 127 për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Koordinimi i të gjithë urgjencave kirurgjikale, ashtu si të gjithë urgjencat mjekësore do të kryhet nga Urgjenca Kombëtare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DHAMË SINJALE PËR TITULL"/ Pioli: Gjatë pushimeve stërvitemi… “online”
Previous article ISHTE SHPALLUR I HUMBUR NGA FAMILJARËT/ Burri nga Lushnja gjendet pa shenja jete në makinë, DYSHOHET se…

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione Aktualitet

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT