• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VEÇ PAGAVE KA DHE…”/ Eksperti: Këto të dhëna mund të kenë dalë vetëm nga AKSHI
Home
Aktualitet
Kronikë

“VEÇ PAGAVE KA DHE…”/ Eksperti: Këto të dhëna mund të kenë dalë vetëm nga AKSHI

22 December, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pagat, kartat e identiteti dhe të dhëna të tjera të mijëra qytetarëve janë bërë publike pasi një file në Exel nisi të qarkullojë ditën e sotme. Inxhinieri IT, Gent Progni, në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC u shpreh se sistemi i grumbullimit të të dhënave në Shqipëri është i centralizuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas tij, institucione të tjera sa ministria e Financave apo Drejtoria e Tatimeve kanë akses në këto të dhëna, por sipas të dhënës që kërkojnë në moment, jo të databazës në total.

“Centralizimi i sistemit nga AKSH është deri në nivelin e punësimit të IT, pra duhet ta certifikojnë ata. Serverat janë të centralizuar në AKSH.”

Rrjedhimisht, sipas Prognit, i vetmi institucion që mund t’i mbledhë dhe të eksportojë një sasi të tillë të dhënash është AKSHI.

“Është më shumë problem social, psikologjik sepse janë të dhëna sensitive pagat. Sektore të ndryshme kanë paga të ndryshme. Mund të sjellë problem mes konkurrencës dhe mes punonjësve.”

Po ashtu, inxhinieri IT tregon se në të dyja rastet: edhe nëse do të kishte “data breach” nga jashtë apo nëse dikush i brendshëm do të përpiqej të eksportonte një sasi të tillë informacioni, AKSHI do të njoftohej automatikisht.

“Pagat i ka vetëm Instituti i Kontributeve Shoqërore dhe Drejtoria e Tatimeve dhe të dy i kanë severat në AKSH. Nëse IT e një institucioni të tillë, gjeneron të dhëna të tilla, lajmërohet institucioni i AKSHIT. Asgjë nuk del pa e ditur AKSHI. Nëse do bëhej nga jashtë, AKSHI do të njoftonte që ka një data breach, dhe populli do të ishte në dijeni.”

Por nuk përfundon me kaq, përpos databazës së patronazhistëve dhe kësaj të publikuar së fundmi, Progni thotë se rrjedhja e të dhënave është më e madhe se kaq. Sipas tij kanë rrjedhur të dhëna për tapitë e shtëpive, certifikata të pronësisë, dëshmi penaliteti etj.

“Kryqëzimi i të dhënave që është bërë, është alokim që bëhet vetëm aty ku është sistemi qendror. Centralizimi i databazeve, të gjitha mblidhen në E-albania. Aksesimi është bërë në total i databazës, është çështje kohe apo interes momental i grupit që i ka për të vendosur kur publikohen. Dëmi është kolosal.”

Reagimet e bëra deri më tani, sipas tij, lënë për të dëshiruar. Por a mund të zbulohet se kush e ka bërë këtë eksportim të të dhënave? Inxhinieri IT thotë se sa më shumë kohë që kalon aq më e vështirë do të jetë që të gjendet autorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEDA/ Sot e refuzoi, por si pranoi gjykata kërkesën e Zhukrit 3 vite më parë për të mos gjykuar Berishën
Previous article VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Nga takimi në Krujë për vendimin e Gjykatës tek porosia në Durrës, zbardhet dëshmia e mikut

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT