SHBA shpalli sot “non grata” dy zyrtarë të lartë publikë maltezë, sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
“Departamenti amerikan i Shtetit i përcaktoi publikisht ish-zyrtarët publikë maltezë, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprime korruptive që minojnë shtetin e së drejtës në Maltë”, deklaroi Ned Price.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten #Të BashkuarKundërKorrupsionit me Maltën”, theksoi ai.


