Teksa po bëhet një javë nga arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dalin fotot e para nga qëndrimi i tij në paraburgim.
Ish-ministri ndodhet pas hekurave nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me abuzimet me çështjen e inceneratorëve.
Lapsi.al ka siguruar fotot ku shihet Koka në ambientet e ajrimit në paraburgimin e Tiranës. I veshur me të zeza, me tuta dhe një t-shirt me krah të shkurtër, Koka shfrytëzon diellin dhe ajrin e pastër për të bërë disa ushtrime gjimnastikore. Siç shihet nga pamjet Koka qëndron i vetëm në këto ambiente.




