• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LIDHJA ME KRIMIN DHE EKZEKUTORËT”/ Pse u vra producenti shqiptar në Londër? “Lufta” mes grupeve rivale në Suedi çoi në…
Home
Aktualitet
Kronikë

“LIDHJA ME KRIMIN DHE EKZEKUTORËT”/ Pse u vra producenti shqiptar në Londër? “Lufta” mes grupeve rivale në Suedi çoi në…

22 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijojnë hetimet për vrasjen e producentit shqiptar Flamur Beqiri, 36 vjeç i njohur si Alex, me breshëri plumbash në derën e shtëpisë më 24 dhjetor të 2019 në Londër. Viktima sipas BBC ishte pjesë e “krimit të organizuar”. Prokurorët pretendojnë se vrasja e Beqirit erdhi si pasojë e përshkallëzimit të dhunës midis dy grupeve rivale nga Suedia.

Bashkëshortja e tij, Debora Krasniqi, e ka mohuar një pretendim të tillë. Hetuesit thanë në gjykatën e Southwark Crown se ai ishte pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar i përfshirë në “rivalitet të dhunshëm” me një grup tjetër. Babai i dy fëmijëve dyshohet se merrej me “tregti ndërkombëtare të drogës” që nga viti 2007 dhe ishte arrestuar në “disa herë në Evropë”, raporton abcnews.al

Gjykata dëgjoi mikun e tij të ngushtë Naief Adawi, 37 vjeç, i cili jetonte në Londër dhe u burgos për tetë vjet në Danimarkë në vitin 2010 për grabitje të rëndë me një armë. Kjo u përshkrua si “një nga krimet më të mëdha” në historinë e vendit. Adawi u shënjestrua nga persona të armatosur jashtë shtëpisë së tij në 2019. Ai dhe vajza mbijetuan, por partnerja e tij Karolin Hakim, u qëllua disa herë dhe u vra.
Adawi së fundmi është arrestuar dhe akuzuar, së bashku me 15 persona të tjerë, për vepra penale duke përfshirë tentativë vrasje, përgatitje për të kryer vrasje, nxitje për të kryer vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve. Gruaja e Beqirit, Debora Krasniqi, më herët e ka mohuar akuzën se burri i saj ishte kriminel, duke thënë se ai ishte i përfshirë në biznesin e muzikës.

Autori i dyshuar Anis Hemissi, 24 vjeç, raportohet se ishte maskuar dhe e kishte vëzhguar shënjestrën para vrasjes. Hemissi, i cili fluturoi në Londër më 20 dhjetor dhe u largua nga vendi për në Kopenhagë, Danimarkë, në orët e para të ditës së Krishtlindjes, dyshohet se ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish nga Suedia.

Ata dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e Beqirit për rreth gjashtë muaj. 24 vjeçari e mohon vrasjen. Suedezët Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Bawer Karaer, 23 vjeç, të cilët dyshohet se janë dërguar për të ndihmuar Hemisin, gjithashtu e mohojnë vrasjen. Gjyqi vazhdon.

Flamuri i njohur si Alex Beqiri i lindur në Ferizaj, në Londër po jetonte që një kohë dhe po punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli. Për vrasjen e këtij personi kanë shkruar edhe mediat angleze. Sipas The Guardian, në mbrëmjen e 24 dhjetorit, natën e Krishtlindjes, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, fqinjët raportuan në polici për disa të shtëna me armë zjarri. Ekipet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes ku konfirmuan vdekjen e Flamur Beqirit i njohur si Alex./abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS ME KLUBIN E SERISË A/ Përjashtim nga kampionati nëse nuk…
Previous article NDRYSHIMET NË RREGULLOREN E KODIT RRUGOR/ Nga masat shtrënguese te testi i patentës

s.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT