• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK ËSHTË KOHA PËR PARTY”/ Gjermania shtrëngon masat anti-COVID
Home
Nderkombetare

“NUK ËSHTË KOHA PËR PARTY”/ Gjermania shtrëngon masat anti-COVID

22 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrat e 16 landeve të Gjermanisë miratuan të martën, 21.12. në një takim virtual, masa më të rrepta për kufizimin e kontakteve.

Ato do të hyjnë në fuqi pas Krishtlindjeve, pra, më 28 dhjetor. Pas kësaj date nuk do të lejohen më takime me më shumë se dhjetë vetë njëherësh. Klubet dhe diskotekat do të mbyllen, ndërsa ndeshjet e futbollit dhe aktivitete të ngjashme do të bëhen pa publik.

Për të pavaksinuarit janë ende në fuqi rregullat e mëparshme.

Ekspertët kërkojnë më shumë

Korona nuk bën pushime për Krishtlindje, tha Scholz teksa prezantoi masat, të martën në Berlin. Scholz tha se Gjermania e ka nën kontroll valën e katërt, por varianti Omikron, i cili mund të mbijetojë edhe te të vaksinuarit, po na çon drejt valës së re, për të cilën tani duhet të përgatitemi. “Nuk duhet dhe nuk na lejohet t’i mbyllim sytë para kësaj vale tjetër”, tha ai.

Masat e reja synojnë të reduktojnë numrin e kontakteve, sidomos për Natën e Vitit të Ri. Ato ishin sugjeruar më parë edhe nga Këshilli i Ekspertëve, që u krijua nga qeveria e re.

Vazhdon fushata e vaksinimit

Scholz tha gjithashtu se, krahas këtyre masave, do të vazhdojë edhe fushata e vaksinimit, edhe gjatë ditëve të festave dhe ndërmjet tyre. Deri në fund të janarit qeveria synon të arrijë edhe 30 milionë vaksina të reja përforcuese.

Gati një e treta e popullsisë (32,6%) kanë marrë vaksinën e tretë, mbi 70% janë vaksinuar dyfish ose kanë marrë një vaksinë njëdozëshe, si Johnson & Johnson. Scholz është për ta bërë vaksinimin me detyrim për të gjithë të rriturit, por për këtë do të vendosë Bundestagu.

Landet të pakënaqura

Masat e marra të martën do të rishqyrtohen në datën 7 janar të vitit të ardhshëm, kur të mblidhet konferenca tjetër e radhës e Federatës dhe Landeve. Dy lande, Baden-Württenberg dhe Saksoni, u distancuan nga vendimi, nëpërmjet një note protokollare. Ata sikurse edhe instituti Robert Koch kërkojnë masa të menjëhershme dhe më të ashpra./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Akuzat e Enverit në plenumin e 7-të, ku u “zbuluan” grupet armiqësore: Ja çfarë tha Kiço Ngjela....
Previous article TRONDITËSE NË TIRANË/ Gruaja hidhet nga pallati te “Xhamia e Tabakëve”

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT