• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA PROVA QE…”/ Ekspertët: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi
Home
Nderkombetare

“KA PROVA QE…”/ Ekspertët: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi

21 December, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Një virologe në Universitetin e Oksfordit thotë se megjithëse Coronavirus-i ndryshon shumë shpejt, variantet e tij kanë një kufi, por ende nuk dihet se kur mund të arrihej në këtë pikë.

Doktoresha Emilia Skirmuntt thotë gjithashtu se do të duheshin disa javë për të kuptuar më mirë nëse varianti i ri Omicron, shkakton forma më të rënda, apo më lehta të sëmundjes, krahasuar me variantet e tjera. Doktoreshë Skirmuntt bisedoi me televizionin britanik Sky News.

Bota po përballet me mundësinë e një sezoni të dytë festash të fundvitit me një numër të madh infeksionesh me COVID-19, ndërsa familjarë e miq, po mblidhen bashkë për të festuar.

Shkencëtarët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse Omicroni shkakton raste të rënda të sëmundjes, por dinë se vaksinimi mund të ofrojë mbrojtje të fortë, kundër simptomave të rënda dhe vdekjeve.

“Ka disa prova joshkencore se ai shoqërohet me simptoma më të lehta krahasuar me variantet e tjera, por realisht nuk kemi të dhëna të mjaftueshme. Disa të dhëna sugjerojnë të kundërtën, se ai është i njësoj me Deltën për shembull. Ndaj nuk mund të themi asgjë për momentin”, thotë Doktoreshë Emilia Skirmuntt virologe në Universitetin e Oksfordit.

Gjithashtu ka prova se disa lloje vaksinash, veçanërisht Moderna, kanë treguar efikasitet më të madh kundër virusit. Gjë që doktoreshë Emilia Skirmuntt e mbështetet, por ajo shton se shumë prej vaksinave në përdorim ofrojnë mbrojtje.

“Pfizer-i gjithashtu është efektiv kundër Omicron-it, dhe shumica e vaksinave që kemi aktualisht duket se pas dozës përforcuese, funksionojnë shumë mirë ndaj këtyre varianteve“, shton ajo.

Shkencëtarët thonë se Omicron-i përhapet më lehtë se variantet e tjera. Ai tashmë është kthyer në një variant dominues në SHBA dhe Angli.

“Ky është një lloj virusi që ndryshon me shpejtësi, por do të ndryshojë edhe më shpejt, sa më i madh të jetë numri i infeksioneve. Çdo infeksion është një mundësi që të lindë nje varianti i ri, i cili do të jetë edhe më i transmetueshëm se variantet që shohim aktualisht.

Por nuk mund të ndryshojë përgjithmonë, sepse duhet të jetë i ngjashëm me variantet aktuale. Megjithatë, ne nuk e dimë se kur do të ndodhë ky kufizim, se kur do t’u vijë fundi varianteve“, thotë virologia e Universitetit të Oksfordit.

Studimet paraprake sugjerojnë se të imunizuarit kanë nevojë për një vaksinë përforcuese për të parandaluar infektimin me Omicron, por edhe pa dozën shtesë, vaksinimi duket se ofron një mbrojtje të mirë kundër rasteve të rënda të sëmundjes apo vdekjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT: “AstraZeneca” ka shpëtuar më shume jetë se çdo vaksinë tjetër
Previous article "KEMI PRENOTUAR..."/ Veliaj zbulon detaje se ç’do të ndodhë natën ndërrimit të viteve në kryeqytet

F.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT