Gjatë aksionit të sotëm policorë në Kumanovë janë arrestuar 10 persona. Nëntë nga të arrestuarit dyshohen për veprën penale “kontrabandë” nga neni 278, ndërsa tre prej tyre për veprën “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope” nga neni 215 i Kodit Penal, ndërsa tek i arrestuari A.A. u gjet dhe sekuestrua një sasi e kokainës.
Sipas Alsat, ata janë: B.A. (35), M.A. (40), I.A. (45), I.F. (47), A.A. (43), të gjithë nga Kumanova, A.Zh. (53), T.T. (54), D.K.Sh. (43), Xh.Sh (36) nga Shkupi dhe L.L (36) nga Tetova. Mes të arrestuarve janë edhe tre policë dhe 5 doganier.
Të arrestuarit gjatë ditës do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritën padi.


