• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kur ishte ministër nuk iu miratuan/ Tahiri riçon dy projektligjet në Kuvend
Home
Aktualitet

Kur ishte ministër nuk iu miratuan/ Tahiri riçon dy projektligjet në Kuvend

11 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Saimir Tahiri i është drejtuar këtë të mërkurë Kuvendit të Shqipërisë për të depozituar dy nisma të tijat të konkretizuara në projektligje gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Punëve të Brendshme, por që nuk mundën të miratoheshin.

Dënimi me gjobë deri në 3 vjet burg për personat që dhunojnë kafshët, ashpërsimi i dënimit për kultivuesit e drogës, duke sjellë ndryshime në Kodin Penal.

Në një prononcim për mediat, deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri tha se nuk mund të ketë dënim të njëjtë si për personin që kapet me 1 gram, dhe si për atë që kultivon drogë me tonelata.

“I kam rikujtuar Parlamentit ndryshimet ne Kodin Penal per kultivmimin e trafikimin e drogës, të pashembullt është vetëm Shqipërua vendi ku lejohet të dënohet njëlloj ai që kapet me 1 gram dhe ai që kapet duke trafikuar tonelata hashash, si ai që kultuvon 10 rrënjë hashash si ai tjetri që kultivon hektarë të tëra.Kjo ka shërbyer si një mënyrë për të pasur më shumë pasdrejtësi dhe korrupsion ne gjykata, duke lëshuar nga duart ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykatën. Parlamenti të dalë nga heshtja pas më snumë se sa 1 vit dhe t’i marrin në shqyrtim pa pritur më shumë kohë. S’na falet si shoqëri të ketë një drejtësi ndryshe për ata që s’kanë mundësi dhe ndryshe për ata që arrijnë ta korruptojnë”, tha Tahiri.

Në projektligj propozohet që konsumi dhe mbajtja për përdorim vetjak e një sasie të kufizuar lënde narkotike të konsiderohet shkelje administrative dhe jo penale, duke u bazuar edhe në praktikën e shumë vendeve europiane.

Më herët kur mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, Tahiri pati bërë publike edhe propozimet konkrete për dënimin e trafikantëve.

“Shitja e tregtia e lëndës narkotike vepër penale e dënueshme nga 1 deri në 5 vjet burg për sasi të vogla, e 1 deri në 10 vjet burg në sasi më të mëdha. E njëjta gjë do vlejë edhe për kultivimin e bimëve narkotike, pra një dispozitë e veçantë për importimin, eksportimin, tranzistimin, mbajtjen blerjen e shitjen e farave të kanabisit. Do denohet nga 3-7 vjet, kultivimi në sasi mesatare, kultivimi në sasi që nuk janë më të vogla do dënohet me 1-3 vite, kultivimi në sasi të mëdha nga 5-10 vjet”, shprehej në atë kohë Tahiri.

Ja dënimet për trafikantët dhe kultivuesit 1- 3 vjet burg për sasitë e vogla

3- 7 vjet burg për sasitë mesatare

5- 10 vjet burg për sasitë e mëdha Dënimet sipas sasive të drogës 1- 5 vite burg për sasitë e vogla

10 vite burg për sasitë e mëdha

Dënimet për konsum vetjak

-Shkelje Administrative – Dënim me gjobë

Ndërkohë, referuar dhunës ndaj kafshëve, Tahiri tha se ky projektligj duhet të kalojë për të ndalur që më tej këta persona të bëhen edhe më problematikë, duke dhunuar më tej edhe familjarët e duke u kthyer kështu në rrezik për shoqërinë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 misteret e fshehura në pikturat e famshme
Previous article Tre baballarët më UNIK të horoskopit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT