• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPEN BALKAN”/ Kush është zyrtari amerikan që merr pjesë në Samitin e Tiranës
Home
Politikë

“OPEN BALKAN”/ Kush është zyrtari amerikan që merr pjesë në Samitin e Tiranës

21 December, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Rama shtroi mbrëmë darkën zyrtare të samitit “Open Balkan” me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin maqedonas Zaev në Elbasan.

Por ajo që bie në sy është prezenca në këtë samit e Jim O’Brien, kreut të Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, i cili është në rang ambasadori, njëkohësisht edhe përfaqësues i Këshillit Atlantik. Prezenca e tij në takimin e “Open Balkan” në Tiranë ndodh në një periudhë kur ish-Kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa nuk ka kursyer akuzat ndaj Sekretarit Blinken si të ndikuar nga Xhorxh Soros për këtë vendim.

Zyra që drejton Jim O’Brien është pikërisht ajo që propozon sanksione ekonomike dhe financiare ndaj personave të shpallur “non grata”. Ishte pikërisht kjo zyrë që propozoi sanksionet ekonomike dhe financiare ndaj grupit të afaristit serb Zvonko Veselinoviq në Veri të Kosovës. Në urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden kërkohet bllokimi i pronës dhe pezullimi i hyrjes në SHBA të personave të caktuar, që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Biden deklaron se persona të tillë përbëjnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE NJERIU MË..."/ Ja çfarë i thotë Big Mama, Beniadës teksa bisedojnë bashkë
Previous article SIMPTOMAT AFATGJATA TË COVID/ Hapet pavioni Post-Covid në Sanatorium

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT