• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI i OBSH: Omicron po infekton në masë të vaksinuarit dhe personat që e kanë kaluar Covid
Home
Nderkombetare

ALARMI i OBSH: Omicron po infekton në masë të vaksinuarit dhe personat që e kanë kaluar Covid

20 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi alarmin se varianti Omicron i koronavirusit po përhapet më shpejt se varianti Delta dhe po shkakton infeksione në masë tek njerëzit tashmë të vaksinuar, ose që janë shëruar nga sëmundja COVID-19.

Varianti po shmang me sukses disa përgjigje imune, thotë OBSH, që do të thotë se programet përforcuese që po zbatohen në shumë vende duhet të synohen drejt njerëzve me sistem imunitar më të dobët.

“Tani ka prova të qëndrueshme që Omicron po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta”, tha në një konferencë për shtyp drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom.

“Ka më shumë gjasa që njerëzit e vaksinuar, ose të rikuperuar nga COVID-19 të infektohen, ose të riinfektohen”, tha Tedros.

Komentet e OBSH i bënë jehonë gjetjes së studimit nga Imperial College London, i cili tha se javën e kaluar rreziku i riinfektimit ishte më shumë se pesë herë më i lartë dhe virusi nuk ka treguar asnjë shenjë se është më i butë se Delta.

Zyrtarët e OBSH-së thanë megjithatë se format e tjera të vaksinimit të imunitetit mund të parandalojnë infeksionin dhe simptomat e rënda të Omicron.

Ka pasur shpresë se qelizat T, shtylla e dytë e një përgjigjeje imune mund të parandalojnë sëmundje të rënda duke sulmuar qelizat e infektuara njerëzore. Eksperti i OBSH-së Abdi Mahamud shtoi: “Megjithëse ne po shohim një reduktim të antitrupave neutralizues, pothuajse të gjitha analizat paraprake tregojnë se imuniteti i ndërmjetësuar nga qelizat T mbetet i paprekur, kjo është ajo që na duhet”.Ç

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKË MBRESËLËNËSE/ Rekord i ri në futboll, ylli i Ajax eklipson "Jashtëtokësorin"
Previous article E BUJSHME NGA ANGLIA/ Pogba largohet nga Manchester United në merkaton e janarit

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT