Një ditë pas atentatit në Vlorë me tritol ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Indrit Sabedini “Panorama.al” ka sjellë pamjet nga vendi ku ndodhi ngjarja.
Ajo që ka mbetur janë copat e betonit të shpërndara, gropa e krijuar nga shpërthimi i tritolit dhe gjak në asfalt.
Më herët, korrespondenti i “Panorama” raportoi se kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë të cilat janë sekuestruar nga policia kanë vrenjtur se rreth 15 min para se të ndodhte shpërthimi një person me kapuç në kokë ka kaluar aty pranë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy.
Më pas ai është larguar i qete në këmbë, ndërkohë qe Sadedini ka dalë nga garazhi dhe kur ka kaluar afër lënda plasëse ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët.
Policia është duke bërë veprimet për gjetjen e autorit dhe ka marre në pyetje 6 persona.


