• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RESHJE SHIU E BORE”/ Meteorologia: I ftohti polar godet Shqipërinë, si do ndryshojë moti gjatë javës
Home
Sociale

“RESHJE SHIU E BORE”/ Meteorologia: I ftohti polar godet Shqipërinë, si do ndryshojë moti gjatë javës

20 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

I ftohti polar ka ardhur në Shqipëri dhe do të jetë prezentë gjatë javës. Meteorologia Lajda Porja u shpreh për abcnews.al se deri në fundjavë do të kemi një ndryshim të situatës së motit. Ajo parashikon që në në fund të kësaj jave të ketë edhe reshje shiu dhe dëbore në disa zona.

“Masat e ftohta polare kanë vijuar të jenë prezente në territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë ku vlerat minimale pritet të jenë -5,-6 gradë në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 13 gradë. Parashikohet që kjo situatë e motit të vijojë të jetë deri në fundjavë ku pritet të kemi dhe ndryshim të situatës së motit dhe rritje të lehtë të temperaturave. Fundjava do sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në zonat malore të cilat do jenë në sasi të pakta. Sa i përket erës do jetë problematike gjatë fillimit të javës duke bërë që era e ftohtë veriliondore të bëjë që i ftohti të ndihet më shumë”, tha Porja.

Meteorologia ka bërë një parashikim të motit edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

“Republika e Kosovës të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta por për sa i përket reshjeve nuk pritet të ketë reshje, temperaturat pritet të zbresin deri në -7 gradë dhe maksimale jo më shumë se 3 ose 4 gradë.

Maqedoni- Ndikohet nga masa të ftohta polare që do jenë me mot kryesisht të qëndrueshëm ku kthjellimet do jenë prezente. Vranësirat do jenë herë pas here kalimtare të cilat nuk do mund të gjenerojnë reshje të paktën deri në fundjavë. Fundjava do sjellë reshje të pakta dëbore në Maqedoni, temperaturat mbeten të ulëta -5,-6 minimale, maksimale jo më shumë se 4 apo 5 gradë”, shtoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHIFRAT JANË NË ZBRITJE..."/ Thirrja e epidemiologut: Mos merrni antibiotikë për një rrufë
Previous article I SHOQËRUAR NGA AVOKATI/ Saimir Tahiri futet në gjykatë, rinis betejën në Apel

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT