Pas Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha ka thirrur Kryesinë e PD në selinë blu. Në një prononcim për mediat pas Kuvendit dhe para mbledhjes me Kryesinë, Basha tha se nuk e njeh Referendumin e Sali Berishës për ta shkarkuar.
Kryedemokrati theksoi se gabimet e së shkuarës nuk do ta marrin peng PD-në dhe demokratët. Ndër të tjera, Basha tha se mund të ishim anëtarësuar me kohë në BE, por fajtor për këtë është Berisha. Sakaq, Basha tha se nuk njeh asnjë aktivitet tjetër të organizuar nga askush pasi PD ka vetëm një Kuvend Kombëtar që sot ka marrë vendimet e veta.
“Ka vetëm një PD, që ka pasur një Kuvend sot. Të tjerat janë përpjekje personale për të bërë demokratët mish për top. Nuk i kam dëgjuar deklaratat e tij se ai ka vendosur interesat e veta mbi demokratët.”-tha Basha.
E ndërsa nga ana tjetër anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës, pritet të vijnë në seli për të shpallur rezultatet e referendumit e do të mbajë një konferencë për mediat rreth orës 21:00.


