Kuvendi i 11 dhjetorit mbyll punimet, e ndërsa numri 2 i PD-së, Gazment Bardhi ka falenderuar demokratët që morën pjesë.
“Një falenderim nga zemra për secilin prej 5004 delegatët, si dhe për çdo anëtar të PD që iu bashkua dhe mbështeti sot Kuvendin Kombëtar të PD. Mirënjohje për sakrificën e të gjithë demokratëve që vetëm japin dhe nuk marrin nga PD! Sot demokratët zgjodhën të ardhmen”, tha Bardhi.


