• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse nuk shkon logjika e Referendumit të Berishës, kundërshtimi me të dy statutet, votimi si më 26 maj të vitit 1996
Home
Politikë

Pse nuk shkon logjika e Referendumit të Berishës, kundërshtimi me të dy statutet, votimi si më 26 maj të vitit 1996

18 December, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Referendumi i zhvilluar sot nga Sali Berisha dhe grupi i tij i Foltores nuk ka asnjë efekt juridik, pasi është nul, i paligjshëm në mënyrë të shumëfishtë dhe në kundërshtim me të dy statutet e PD-së, statutin zyrtar dhe atë paralel. Statuti aktual zyrtar i Partisë Demokratike nuk parashikon në asnjë rrethanë zhvillimin e referendumeve për asnjë çështje. Sali Berisha dhe rrethi i tij e kanë bazuar referendumin në statutin paralel që miratuan të shtunën e kaluar gjatë mitingut në stadiumin kombëtar, të cilin e quajtën mbledhje të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vetë mbledhja e Kuvendit nga Berisha është e paligjshme pasi ndryshe nga sa parashikonte statuti në fuqi i PD-së, është shmangur verifikimi i firmave të delegatëve si dhe drejtimi i mbledhjes është bërë nga një komision si sajuar nga Berisha. Pika 2 e nenit 43 të statutit të PD-së parashikon që komisioni për drejtimin e Kuvendit kur thirret nga delegatët, caktohet nga kryetari i partisë, pra nga Lulzim Basha.

Këto dy momente e bëjnë të paligjshëm Kuvendin e 11 dhjetorit që u mbajt në stadium. Për rrjedhojë edhe statuti i miratuar, mbi të cilin u mbajt sot referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, është i paligjshëm. Statuti paralel i Berishës, megjithatë, ka shkuar për shqyrtim në gjykatë.

Statuti i ri paralel

Referendumi i mbajtur sot është në kundërshtim edhe me statutin paralel i miratuar në 11 dhjetor në stadium. Neni 43, pika 1, shkronja ‘ç’ e nenit 43 të statutit paralel të Foltores, parashikon që Kuvendi Kombëtar mund të hedhë në votim shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një kërkesë të mbështetur nga të paktën 15 % e delegatëve të Kuvendit, ose 25 % të anëtarëve të Këshillit të Kombëtar, ose nga jo më pak se 7 deputetë të PD-së. Statuti paralel parashikon që Kuvendi mund të vendosë që vendimin e shkarkimit të kryetarit ta dërgojë për votim me referendum në bazë.

Në datën 11 dhjetor u miratua statuti i ri dhe po atë ditë, brenda disa orëve, Berisha shkarkoi Bashën në stadium. Askush nuk e di se kush e propozoi shkarkimin e kryetarit dhe se si u organizua procesi për disa orë. Gjithsesi, Kuvendi i Berishës vendosi që vendimi i shkarkimit të konfirmohej me referendum brenda javës në bazë.

Neni 11 i statutit të ri paralel parashikon mënyrën e mbajtjes së referendumit në PD. Ky nen parashikon që data e mbajtjes së referendumit nuk mund të caktohet më herët se sa 30 ditë nga data e publikimit të listës së kërkuesve të referendumit. Ky afat nuk është respektua pasi data e referendumit u caktua brenda javës.

Nga ana tjetër, statuti paralel nuk parashikon rregulla të detajuara për zhvillimin e referendumit, për organizimin e votimit, numërimit, certifikimin e rezultatit etj. Në statutin paralel thuhet se PD-ja miraton rregullave më të detajuara për të zhvilluar referendumin. Statuti paralel parashikon që referendumi organizohet nga i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit. Komisioni i Rithemelimit ka ngritur Komisionin e Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale për organizimin e referendumit, pas u bazuar në një rregullore të PD-së siç e parashikon statuti paralel, por mbi rregullave arbitrare.

Votimi i kompromentuar

Edhe sikur referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës të kishte bazë ligjore, procesi i votimit është i kompromentuar. Gjatë ditës së sotme ka votuar kushdo që mbante në dorë një kartë anëtarësia të Partisë Demokratike, pavarësisht se nuk e kishin emrin në listën e anëtarësisë, fakt i pranuar edhe nga grupi i Berishës. Në këtë mënyrë, një pretendent si anëtar i PD-së mund të votonte sot në të gjitha qendrat e votimit të rrethit ku banonte. Procesi i votimit kontrollohet vetëm nga një palë, konkretisht nga grupi i Sali Berishës. Për rrjedhojë numërimi do të kryhet nga njëra palë në ambiente të paautorizuara. Të dhënat për rezultatin dhe pjesëmarrjen janë gjithashtu ekskluzivitet i grupit të Berishës. Procesi i votimit ka ngjashmëri për zgjedhjet që organizoi Sali Berisha në 26 maji 1996, ku mbushi kutitë dhe certifikoi veten si President për një mandat të dytë, zgjedhje të cilat nuk u njohën nga Perëndimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFERENDUMI I BERISHËS/ Mbyllet votimi në Kavajë, marrin pjesë 650 anëtarë
Previous article ANALIZA e Mark Markut: Pse Kuvendi i sotëm është ndryshe nga ai që bëri Berisha në 11 dhjetor

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës

"DIGJE, DIGJE"/ Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën Aktualitet

"DIGJE, DIGJE"/ Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT