Si rrallëherë, Elita Rudi dhe Gjiko në këto pushime që po kalojnë në Maldive, po postojnë foto dhe video çdo ditë, ndryshe nga herët e tjera kur janë përpjekur të qëndrojnë sa më diskret. Ajo që po i mahnit fansat me fotot është Elita e cila çdo ditë sjell një imazh ndryshe nga Maldivet.
Këtë herë moderatorja simpatike ka postuar një foto e veshur me fund xhinsi, një bluzë të shkurtër që i tregon barkun dhe një lule në kokë. Por përpos komplimentave, fansat e kanë akuzuar Elitën për fotoshop tek pjesa e barkut.
“E paske vdek fotoshopin te barku oj loçk, çfarë dallimi në mes kësaj foto edhe asaj me bikini të zeza tmerr”, i shkruan një komentues. “Hahah po ti ske aspak forma trupore moj ‘tkam pa live 100 herë”, i shkruan një tjetër.



